Mungesa e ujit të pijshëm, zonat më problematike në kryeqytet
Avushe Zhuka
Periferia e kryeqytetit po vuan mungesën e ujit prej disa kohësh. Banorët e zonës së Saukut të Vjetër,banorët e Bregut të Lumit, banorët e zonës në Yzberish, dhe banorët e Unazës së Re po vuajnë në këto ditë të nxehta vere mungesën e furnizimit me ujë. Banorët e Saukut të Vjetër ankohen se kanë kontrata të rregullta dhe paguajnë detyrimet, por prej më shumë se dy javë,në çezmat e banesave të tyre nuk rrjedh asnjë pikë uji. Ndërsa zonat e tjera, si e ajo e Unazës së Re dhe zona e Bregut të lumit vuajnë prej disa vitesh mungesën e ujit. Banorët e këtyre zonave kërkojnë nga qeveria Të revoltuar banorët kërkojnë nga qeveria zgjidhjen e këtij problemi jetikë, kur uji është i domosdoshëm pasi temperaturat po shënojnë rreth 40 gradë celsius. Banorët e Saukut të Vjetër ankohen se prej disa javësh nuk furnizohen më ujë. Po kështu banorët e zonës së Bregut të Lumit nuk furnizohen me ujë prej më shumë se dy vjetësh. Listës së zonave ku uji i pijshëm mungon prej vitesh i shtohet zona e Unazës së Re ku qindra banorë ankohen se vuajnë prej disa vjetësh mungesën ujit.
Mungesa
Një nga zonat që ka pasur probleme me furnizimin me ujë të pikshim gjatë dy javëve të fundit ka qenë zona e Saukut të Vjetër. Rreth 6 mijë banorë në zonën e Saukut të Vjetër vuajnë prej më shumë se dy javësh thatësirën. Edhe pse kanë kontrata të rregullta me Ujësjellësin e Tiranës dhe paguajnë rregullisht detyrimet, banorët ankohen se ka më shumë se 15 ditë që në banesat e tyre nuk vjen ujë. Banorët e kësaj zone janë revoltuar më punonjësit e ujësjellësit, që sipas tyre kanë bërë punime për furnizimin e një banese me ujë, duke lënë gjithë banorët e zonës pa ujë. Me sa dukët shkak për mungesën e ujit është bërë ndërhyrja që punonjësit e Ujësjellësit kanë bërë në rrjet. Banorët e kësaj zone tregojnë se janë ankuar pranë ujësjellësit për mungesën e ujit, por nuk kanë gjetur zgjidhje për këtë problem.
Banorët
Një zonë tjetër në periferi të Tiranës,ka prej disa vitesh problem mungesën e ujit.Prej me shumë se dy vjetësh, 300 familje në zonën e Bregut të Lumit në periferi të kryeqytetit banesat e të cilëve janë në proces legalizmi, vuajnë mungesën e ujit. Ata shprehen se herë pas herë i kanë drejtuar dyerve të Ujësjellësit të Tiranës, duke kërkuar që të bëhen lidhjet e rrjetit të ujit, por kërkesat e tyre nuk janë dëgjuar. Banorët kanë deklaruar se u janë drejtuar në shumë dyer për zgjidhjen e problemit të ujit, por deri tani nuk kanë marr asnjë përgjigje nga institucionet përkatëse. Mungesa e ujit në këto ditë të nxehta vere është e papërballueshme, shprehen banorët. Banorët bëjnë të ditur se kanë kërkuar herë pas herë nga ujsjellësi i Tiranës lidhjen e kontartave për funizimin me ujë, por nga kjo ndërmmarrje nuk u është dhënë asnjë përgjigje.Banorët shprehen të irritur për mungesën e ujit dhe gjendjen e mjerueshme në të cilën jetojnë në vitin 2010. Po kështu qindra familje në zonën e Unazës së Re në Tiranë vuajnë prej vitesh mungesën e ujit të pijshëm.
Zona e bregut të lumit, 2 vjet pa ujë
Banorët e zonës së Bregut të Lumit në periferi të Tiranës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm prej më shumë se dy vjetësh.
Zona e Unazës së Re
Qindra familje në zonën e Unazës së Re në Tiranë vuajnë prej vitesh mungesën e ujit të pijshëm.
Zona e Yzberishit
Banorët e kësaj zone prej disa javësh vuajnë mungesën e ujit, në tubacionet e banesave të tyre
Zona e Saukut të Vjetër
Rreth 6 mijë banorë në zonën e Saukut të Vjetër vuajnë prej më shumë se dy javësh thatësirën
Ministri Tafaj: “Nuk cenohet financimi i universiteteve publike”
Financimi i universitete private nuk cenon financimin e universiteteve publike. Kjo ka qenë përgjigja që ministri i Arsimit dhe Shkencës, Eqerem Tafaj u ka dhënë rektorëve dje ndërsa raportonte në Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik, lidhur me ligjin e Arsimit të Lartë. Sipas kreut të Arsimit, financimi i universiteteve private nuk do të ndikojë aspak në financimin që do të marrin shkollat e larta publike. Fondi i tyre nuk do të cenohet,ndërkohë që universiteteve private u jepet një mbështetje financiare. Po kështu ministri Tafaj, ka bërë të ditur se nuk do të cenohen diplomat, ato do të vazhdojnë të njihen si dhe më parë. Po kështu kreu i Arsimit ka pohuar se rektorët e universiteteve publike duhet të varen direkt nga Ministria, pikë kjo e kundërshtuar ashpër nga rektorët. Sipas rektorëve projektligji i Arsimit të Lartë, cenon autonomin e drejtueseve të cilët, varen direket nga Ministri i Arsimit. Rektorët e universiteteve publike kundërshtuan propozimin e ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj për financimin e universiteteve private me fondet e buxhetit të shtetit. Në mbledhjen e Konferencës së Rektorëve të organizuar dy ditë më parë, u diskutua mbi një draft, i cili argumenton problemet që do t’u sillte universiteteve publike kjo formë financimi.
Spitali i psikiatrisë merr emrin “Xhavit Gjata”
Spitali universitar i Psikiatrisë në QSUT do të quhet spitali psikiatrik “Xhavit Gjata” për nder të themeluesit të Psikiatrisë. Doktor gjata është arsimuar në Francë dhe ishte nga të parët mjekë që praktikoi në Shqipëri metodat e trajtimit perëndimor. “Spitali i Psikiatrisë, që sot kryen mbi 1150 shtrime në vit dhe 2500 konsulta, është zhvilluar falë punës së bërë nga mjeku Xhavit Gjata. Ceremonia e ndryshimit të emrit u bë në ambientet e spitalit në praninë e të afërmve të Xhavit Gjatës, kolegëve, stafit të spitalit dhe ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili. Ndërkohë që numri i personave që shtrohen në këtë spitale sa po vjen e po rritet. Alarmi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetit, në studimet e fundit të saj rezulton se një në katër familje në të gjithë botën ka një person i cili vuan nga rregullimet mendore që mund të jetë depresioni apo rastet e skizofrenisë. Shefja e urgjencës në Spitalin Psikiatrik, Fatime Elezi pohon se numri i rasteve të pacientëve ndryshon në varësi të stinëve. ”Fluksin më të madh të pacientëve me depresion e kemi në stinën e vjeshtës, dimrit apo në pranverë, apo siç janë tentativat incidare të cilat kanë numrin më të madh gjatë muajve prill apo maj dhe një pik tjetër në nëntor apo dhjetor. Ndërkohë sëmundjet e tjera siç është skizofrenia janë të njëjtat shifra gjatë gjithë vitit. Ndërsa në periudhën e verës, sipas mjekës, më shumë hasen rastet e çrregullimit të humorit. Ajo që dua te them është se nuk ka një ndarje mes gjinive, të dyja sekset preken nga këto sëmundje. Ndërsa depresioni anon më shumë nga gratë” tha Elezi.
Pëllumb Pipero përgënjeshtron akuzat e deputetëve socialistë
Drejtori i përgjithshëm i politikave shëndetësore në ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero në një deklaratë për median përgënjeshtroi akuzat e opozitës bërë në seancën e radhës në Kuvend rreth punës dhe veprimtarisë të ministrisë së Shëndetësisë. ”Dua të theksoj dhe njëherë se këta deputetë të opozitës nuk kanë interes përforcimin e reformës në shëndetësi dhe rezultatet e saj, nuk janë të interesuar për transparencën e tenderave por thjesht për xhepin e tyre. Përmes jush të sqaroj opinionin publik shqiptar për tymnaja tejet provinciale të hedhura dje në parlamentin shqiptar rreth punës dhe veprimtarisë së Ministrisë së Shëndetësisë, se kjo ministri nuk prokuron, nuk blen dhe nuk organizon tendera për medikamente dhe ilaçe prej dy vjetësh. Kjo është e sanksionuar me ligj dhe vendim të qeverisë shqiptare. Të gjitha proceset e prokurimit publik për tenderat e medikamenteve janë elektronike dhe organizohen nga spitalet rajonale të vendit tonë të financuara nga Instituti i Kujdesit Shëndetësor”, shpjegoi Pipero. Më tej ky i fundit tregoi se të gjithë tenderat e medikamenteve organizohen dhe zhvillohen nga spitalet rajonale, të cilët janë totalisht të pavarur në organizimin, realizimin dhe tenderimin e procesit te medikamenteve. Roli i Ministrisë së Shëndetësisë në këtë proces është që të kontrollohet zbatimi i ligjit të prokurimeve publike të realizohen investimet dhe tenderat në kohë.
17 Korrik 2010