E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mungesë informacioni për favorizimet në ligj

Nënat e reja

Rrjeti “Barazi në vendimmarrje” në bashkëpunim me rrjetin “Lëvizja shqiptare për të drejtat e gruas”, zhvilluan workshopin me temë “Siguria dhe shëndeti në punë, e ardhmja për fëmijët tanë”. Takimi kishte për qëllim informimin për gratë/nënat dhe punëdhënësit në përputhje me dokumentet strategjikë për sa u takon të drejtave të tyre për një siguri dhe shëndet në punë, duke reflektuar direkt në kushte më të mira jetese për fëmijët e tyre. Takimi u përqendrua në të drejtat themelore të grave shtatzëna dhe nënave të sapolindura në drejtim të sigurisë që duhet të tregojnë ndaj vetes, por dhe të fëmijëve të sapolindur. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që jetojmë në një kohë të vështirë, ku gjithsecila prej grave që sapo kanë lindur nuk mund të qëndrojnë të 12 muajt në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët e tyre. Sipas specialistëve që referuan edhe të dhënat e sondazheve të fundit, mjaft gra nuk janë të informuara për të drejtat që ato kanë për të ndihmuar dhe për të qenë sa më të dobishme në rritjen e fëmijës. Qëllimi kryesor është inkurajimi në dhënien e qumështit të gjirit për të gjitha nënat e reja që nuk njohin dhe nuk kanë informacionin e duhur në favorizimet që parashikojnë dokumentet zyrtare për të drejtat e tyre në kujdesin dhe sigurinë ndaj fëmijëve.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›