E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: Të çmontohet sistemi i korrupsionit

Deklarata

Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, gjatë prezantimit të strategjisë së reformës në drejtësi, tha se duhet të çmontohet sistemi i korrupsionit në drejtësi dhe të forcohet shteti i së drejtës. Para gjyqtarëve të republikës, anëtarëve të KLD-së, përfaqësuesve të akuzës dhe të misioneve të huaja të akredituara në Tiranë, Nishani tha se institucioni dhe qeveria po përpiqen për përmirësimin e sistemit të drejtësisë si një detyrim me karakter absolut dhe i pakushtëzuar që kemi ndaj qytetarëve shqiptarë, të cilët janë njëkohësisht edhe taksapaguesit dhe burimi financiar i veprimtarisë shtetërore. Në takim folën edhe pjesëmarrësit, duke diskutuar për problemet dhe të metat e reformës në drejtësi, ndërsa është kërkuar me ngulm edhe miratimi i gjykatave administrative, si dhe është diskutuar mbledhja e Konferencës Gjyqësore, megjithëse ligji ende nuk është miratuar.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›