Mungojnë mjekët, incident në morg
Një incident ka ndodhur në morgun e Tiranës mes policisë dhe familjarëve të një personi të vdekur në një aksident që ndodhi dy ditë më parë në Laç.
Dashamir Biçaku
Vonesa e mjekut ligjor, e cila ka tejzgjatur kryerjen e autopsisë dhe verifikimeve të kufomës së viktimës së aksidentit, ka shkaktuar reagimin e familjarëve të personit të vdekur, që kërkonin të tërhiqnin trupin e pajetë. Nga burime të policisë mësohet se familjarët e 17-vjeçarit Izmir Hoxha, kanë tentuar tërheqjen e trupit të tij nga morgu forcërisht, për shkak se mjeku ligjor mungonte dhe mbajtja e kufomës në Institutin e Mjekësisë Ligjore kishte vonuar, duke shkaktuar edhe pritjen e gjatë të të afërmve të viktimës. Tentativa e familjarëve për të marrë forcërisht trupin e pajetë të viktimës së aksidentit të ndodhur në Laç, ka shkaktuar ndërhyrjen e shërbimeve të Komisariatit të policisë nr.4 në Tiranë. Policia ka ndërhyrë për kontrollin e veprimeve të familjarëve të personit të vdekur, por edhe për paraqitjen në punë të mjekut ligjor, në mënyrë që ai të kryente autopsinë dhe procedurat e tjera dhe më pas të dorëzonte kufomën e të riut.
Incidenti
Ngjarja e pazakontë ndodhi gjatë mbrëmjes së shtunë, në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Të afërmit e Izmir Hoxhës, 17 vjeç, kanë mbërritur për të marrë trupin e të afërmit të tyre që kishte pësuar aksident. I riu ka ndërruar jetë pas një aksidenti në rrugën Laç-Mamurras të ndodhur ditën e shtunë. Ai është plagosur rëndë dhe gjatë transportit për në Spitalin Ushtarak nuk ka mundur të rezistojë nga dëmtimet, duke humbur jetën. Personeli i Spitalit Ushtarak ka lajmëruar policinë e Komisariatit nr.3, ndërsa trupi i adoleshentit Izmir Hoxha është dërguar në morgun e Tiranës, rreth orës 22:00 të së shtunës. Pas kryerjes së autopsisë në morg, mjekët ligjorë duhej të dorëzonin trupin e të ndjerit tek familjarët e tij bashkë me një certifikatë ku përcaktoheshin dëmtimet dhe shkaku i vdekjes. Pavarësisht se trupi kishte mbërritur rreth orës 22:00 në morg, mjeku i gatshëm mungonte e si rrjedhim autopsia ka vonuar. Pritja për disa orë e të afërmve të viktimës ka shkaktuar shqetësimin e tyre. Sipas policisë, në orët e mëngjesit ata kanë tentuar të marrin forcërisht nga morgu trupin e pajetë. Por punonjësit roje të morgut kanë lajmëruar policinë, e cila ka bllokuar hyrjen me forcë brenda institucionit nga të afërmit e Izmir Hoxhës, duke i qetësuar ata. Rreth orës 03:00 të mëngjesit të djeshëm, të afërmit e të aksidentuarit janë qetësuar, pasi mjekët kishin përfunduar së kryeri autopsinë e adoleshentit. Disa orë më pas, të afërmit kanë mundur të marrin trupin për t'i kryer atij nderimet e fundit e për t'i dhënë lamtumirën.
Lezhë, drejtuesi i biçikletës aksident me vdekje
LEZHË - Një 50-vjeçar gjeti vdekjen të dielën pasdite si pasojë e një aksidenti në rrugën e vjetër nacionale Lezhë-Tiranë. Viktima Dedë Paloka, 50 vjeç, banues në fshatin Zejmen të Lezhës, ishte duke qarkulluar me një biçikletë kur u përplas nga një makinë "Benz" me targa LE 82 19 A, që drejtohej nga Tonin Përgega, 49 vjeç, edhe ky nga Lezha. Sipas burimeve nga policia lokale, mësohet se 50-vjeçari i dëmtuar është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës ku dhe ndërroi jetë. Policia tha se ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.
Laç, një i vdekur dhe 6 të plagosur
LAÇ - Aksidenti ku gjeti vdekjen Izmir Hoxha ka ndodhur të shtunën në rrugën nacionale Mamurras-Laç. Si pasojë e përplasjes së një makine tip "Benz" me traga të huaja, që drejtohej nga Asllan Ziri, 22 vjeç, me një tjetër automjet të markës "Benz" me targa LA 73 60 A, që drejtohej nga Gjovalin Boçi, janë plagosur rëndë gjashtë persona. Policia e Kurbinit tha se në "Benz"-in me targa të huaja udhëtonin tri persona, Aslan Ziri, 22 vjeç, Edmond Shima, 20 vjeç dhe Izmir Hoxha, 17 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen gjatë transportimit për në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Ndërsa në makinën tjetër me targa të Laçit që drejtohej nga Gjovalin Boçi, ndodhej gruaja e tij dhe dy vajzat e mitura. r.n