Mungojnë tragetet, paralizohet lëvizja e udhëtarëve
04/03/2011 Ikën mjetet, nuk u zëvendësuan nga kompania
VLORE- Porti i Vlorës është paralizuar plotësisht nga mungesa e trageteve. Pesë ditë më parë është larguar një prej trageteve, dhe sot në port nuk ka qenë prezent as trageti tjetër. Burimet bëjnë me dije se ata kanë udhëtuar drejt Libisë, por kjo nuk konfirmohet zyrtarisht nga autoritetet portuale. Sipas drejtorit të portit, Kasëm Mahmutaj, “prej datës 24 shkurt trageti “Jonian Spirit” nuk është prezantuar në portin e Vlorës. Nëpërmjet një njoftimi është bërë e ditur largimi i tij dhe nuk ka afat në njoftim se kur do të kthehet. Sipas drejtorit, ky njoftim nuk është korrekt, pasi sipas kërkimeve që ka bërë porti i Vlorës, nëpërmjet sistemit, ka vërejtur se trageti ndodhet në portin e Maltës. Dhe për këtë është njoftuar Drejtoria e përgjithshme e Porteve dhe ministria. Ndërsa ditën e djeshme, edhe trageti i vetëm “Red Star”, nuk është paraqitur në portin e Vlorës dhe sipas rregullores, në qoftë se një traget do të largohet duhet të zëvendësohet nga kompania me një tjetër. Sipas njoftimit të tragetit “Red Star”, që thekson se ndodhet në Brindisi, kjo nuk rezulton të jetë e vërtetë, pasi trageti ka fikur sistemin GPRS, që nuk bën të identifikueshme pozicionin ku ndodhet “Red Star”. Për të dy rastet do të ketë sanksione, ku përfshihen gjoba ditore të parashikuara në ligj. Ndërsa sa për pasagjerët, të cilët nuk kanë udhëtuar ditën e sotme, sipas drejtorit të portit, duhet të ndjekin rrugët ligjore. Mahmutaj tha se sipas kontratave, në mungesë të këtyre mjeteve, kompanitë janë të detyruara të dërgojnë traget tjetër. Shumë mjete sot kanë pritur në Brindisi, ku problem kanë qenë maunet me mallra, të cilat janë për konsum ushqimor, fruta perime, ndërkohë që pasagjerë të tjerë janë kthyer mbrapsht, pa marrë dot një datë se kur do të rinisin punë tragetet në portin e Vlorës. Dh. Spiro