E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungon higjena në Fier, DSHP gjobit 40 subjekte private

Rreth 40 subjekte private janë gjobitur nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Fier, pasi nuk kanë përmbushur kushtet higjeno santitare.
Pas një kontrolli intensiv të kryer gjatë ditëve të fundit në subjekte të ndryshme si fast-fude, bare, restorante, lokale apo aktivitetet të tjera që tregtojnë produkte ushqimore është vënë re mungesa e ndjeshme e higjenës, duke përbërë kështu një rrezik evident për jetën e konsumatoreve të këtij qyteti.
 

Nëndrejtoresha e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Fier, Shpetime Kalemaj, është shprehur se si pasojë e mungesës së higjenës në ambjentet e këtyre subjekteve ka shkaktuar helmime tek konsumatoret.
 

Per te krijuar kushtet e nevojshme higjeno-sanitare, Drejtoria e Shëndetit Publik në Fier ne bashkepunim me Autoritetin e Ushqimit dhe njesitë vendore do te vijojnë verifikimet intensive në subjekte të shumta me qëllim përmirësimin e kushteve të tregtimit dhe mbrojtjen e konsumatorit.
 
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›