Mungon narkoza, mjekët: Nuk operojmë
Kanë refuzuar të kryejnë ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara si shkak i mungesës së medikamenteve bazike si dhe më kryesores, narkozës.
Kriza e medikamenteve ka përfshirë pothuajse të gjitha shërbimet e spitaleve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke paralizuar kryerjen e operacioneve të planifikuara për ata pacientë që presin të kryejnë një të tillë që nga muaji qershor.
Mjekët shpjegojnë se nuk mund të bëhen operacionet pasi mungon narkoza si dhe ushqimi palateral.
Mungesat
Në javën e parë të qershorit, pas një vëzhgimi të kryer nga gazeta “standard” është theksuar se mungesa e medikamenteve kryesore si dhe pengesa që kanë nxjerrë në kryerjen e operacioneve. Ku sipas burimeve në QSUT nuk dihet ende nëse mund të nisin këtë mua.
Nga situata e krijuar mjekët kirurgë nuk vendosin që të kryejnë operacione. Ku mungon jo vetëm narkoza, por edhe medikamentet me të cilat duhen trajtuar pacientët pas operacionit.
Mehdi Agolli, shef i pavijonit të Kirurgjisë së Përgjithshme është shprehur se “ka disa mangësi serioze për realizimin e operacioneve, duke filluar që nga antibiotikët e duke vazhduar me medikamentet e tjera. Me ushqim palateral, me medikamentet të anestezisë të narkozës. Në fakt, nuk mund të bëjmë pa këto pasi nuk na lejon etika, nuk na lejon bluza, profesioni që të bëjmë ndërhyrje”.
Tashmë edhe të sëmurët me kancer nuk operohen, vetëm në rastet kur u ka shpërthyer hemorragjia dhe futen në rastet urgjente.
“Ka më se një muaj që kemi reduktuar në maksimum operacionet. Nuk bëhet fjalë për operacione të planifikuara, por vetëm për emergjencat. Dhe ato që presin kanë urgjencat e veta, në rastin konkret të sëmurëve me kancer, ne nuk e bëjmë dot. Edhe sëmundjen e kancerit e kemi seleksionuar, vetëm për rastet që kanë ardhur të ndërlikuar, që kanë hemorragji, janë me bllokime me të vjella me këto gjëra”, - thekson shefi i pavijonit të Kirurgjisë së Përgjithshme, Mehdi Agolli.
Vetëm shërbimi i urgjencës ka mundur të sigurojë medikamente, duke i marrë ato borxh nga spitalet e tjera.
Ylli Zeçishti, shef i Urgjencës Kirurgjikale në QSUT u shpreh se “kjo situatë, ku ka mungesë të madhe nga të gjitha medikamentet, duke filluar që nga ilaçet narkotike dhe nga ilaçet për më vonë, është krijuar nga mungesa e furnizimit. Për sa i përket urgjencës janë marrë masat që të mos mungojë asgjë. Çdo gjë në këto momente të jepet në urgjencë”.
Drejtuesit e administratës së re po punojnë pa ndërprerje për t’i dhënë zgjidhje sa më shpejt. Deri më tani i është dhënë prioritet urgjencës dhe nuk dihet se kur QSUT-ja të fillojë me operacionet e planifikuara.
Xheladin Dreçani, nëndrejtor i QSUT-së tha se “administrata është duke punuar pa ndërprerje. Po studiohen mënyra të ndryshme. Jemi munduar të gjejmë një zgjidhje për situatën. Pra që jo vetëm të mbahet urgjenca, por edhet të rifillojnë operacionet e planifikuara. Ne do të respektojmë të gjitha instancat, afatet ligjore, por na vjen keq që nuk mund të japim një datë se kur”.