E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet dëbora në veri e verilindje

Reshje të dendura dëbore janë rikthyer në veri dhe verilindje të vendit, por nuk kanë shkaktuar bllokime dhe probleme në qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve.
Reshje dëbore u shënuan në të gjithë Qarkun e Dibrës, ku edhe gjatë orëve të mesditës vijuan me intesitet të lartë.
Reshje dëbore u shënuan në Peshkopi, Mat, dhe Bulqizë.
Megjithëatë, zyrtarët lokalë thonë se nuk ka probleme. Në disa zona, trashësia e dëborës arrin në 10 centimetra.
Ndërkaq, rikthimi i dëborës ka sjellë edhe uljen e ndjeshme të temperaturave. Në disa zona termomentri vazhdon të shënojë vlera minimale.
Ndërkaq, rikthimi i reshjeve ka vënë në lëvizje edhe mjetet borëpastruese të cilat janë gadishmëri për të ndërhyrë në zonat ku mund të hasen probleme.
Reshje dëbore janë shënuar edhe qarkun e Kukësit, kryesisht në zonat mbi 500 metra.

Edhe në këtë qark, nuk shënohen probleme në lëvizjen e mjeteve dhe banorëve.

Megjithatë, kërkohet vëmendje nga drejtuesit e automjeteve që lëvizin në drejtim të zonave malore.

Ndërkaq, reshje dëbore janë shënuar gjatë mbrëmjes të së enjtes edhe në Qarkun e Korçës.

Dëborë u shënua në Korçë dhe Pogradec.

Aktualisht në Korçë, haset vështirësi në lëvizjen e mjeteve në drejtim të fshatit Dardhë.
Lëvizja e mjeteve në këtë aks është e mundur vetëm me zinxhirë.
Aktualisht rrugët janë të kalueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›