Kompany synon Ligën e Kampionëve

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany ka insistuar se dëshiron të mbetet në klub ku synon të fitojë Ligën e Kampionëve.
26 vjeçari ka qenë një prej futbollistëve kryesor të Cityt në triumfin e sivjetmë në Premierligë. Por, ai dëshiron të arrijë sukses edhe në arenën ndërkombëtare.
“Jam i lumtur në Manchester. Ne nuk mund të ndalemi me një titull. Ne duam të fitojmë edhe Ligën e Kampionëve”, deklaroi Kompany për të përditshmen angleze The People.