E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia mund të mbështetet te Juventusi

Mbrojtësi Leonardo Bonucci beson se grupi i futbollistëve të Juventusit mund të jetë baza e Kombëtares italiane në Euro 2012.

Bianconerët fituan Scudetton me repartin më të mirë defanziv në Serie A duke pranuar vetëm 20 gola. Treshja Bonucci, Giorgio Chiellini dhe Andra Barzagli formojnë edhe vijën e fundit të Azzurrëve.

“Ne në Juventus ishim të padurim të jemi në Kombëtare. Pas një sezoni të jashtëzakonshëm me ekipin, ne duam të jemi baza e Kombëtares dhe besoj se Italia mund të mbështetet tek ne”, deklaroi Bonucci për Tuttosport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›