E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reina: Do të qëndroj te Liverpooli

Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, u ka dhënë fund spekulimeve të shumta për të ardhmen e tij, duke thënë se ai përfundimisht dëshiron të qëndrojë te Liverpooli.

“Unë mezi e pres sezonin e ardhshëm. Ne kemi marrë lajme të shkëlqyera me rinovimin e Dalglish dhe mendoj se jemi në drejtimin e duhur. Unë gjithmonë kam thënë se mezi e pres sezonin e ardhshëm. Natyrisht, kisha dyshime në dhjetor dhe janar, për shkak se nuk kemi qenë aty ku jemi sot”.

“Mendoj se në të bërit të hapave të mirë dhe realizimit të tyre, mendoj se të gjithë mund të shohim diferencën mes situatës atëherë dhe tani. Dhe kjo është arsyeja pse të gjithë tani jemi optimistë për të ardhmen”, ka thënë Reina

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›