E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Muri i Shengenit" nuk rrezohet per Kosoven

Ndersa mesnaten ndermjet se premtes dhe se shtunes, tri shteteve fqinje te Kosoves, ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise, Serbise dhe Malit te Zi, iu hoq regjimi i vizave, Kosova mbetet ne mesin e vendeve me te izoluara ne bote. Perfaqesues te Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian e te Qeverise se Kosoves kane diskutuar menyrat per liberalizim vizash edhe me Kosoven
I ashtuquajturi Mur i Shengenit duket se nuk do te rrezohet edhe per nje kohe per Kosoven. Qe nga mesnata ndermjet se premtes dhe se shtunes, qytetaret e Serbise, Malit te Zi e ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise mund te udhetojne pa viza ne vendet e Bashkimit Evropian, por Kosova, Shqiperia e Bosnja mbesin jashte ketij procesi. Perderisa Shqiperia e Bosnja presin heqjen e regjimit te vizave vitin e ardhshem, shpresat per Kosoven jane me te zbehta. Raportuesja per Kosoven e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, tha se do te ishte mire qe te gjitha vendeve te Ballkanit t'u hiqeshin vizat ne te njejten kohe. "Personalisht do te deshiroja qe te kishim nje pako te perbashket per te gjitha shtetet e Ballkanit se bashku dhe jo t'i kemi tri tash, dy me vone dhe Kosoven edhe me vone. Mendoj se politikisht do te ishte me mire. Por, mendoj se disa standarde teknike duhet te permbushen".
"Megjithate, argumenti im per ata qe hezitojne, eshte se krimi i organizuar gjithnje gjen rrugen e vet, edhe pa liberalizim vizash. Nese doni ta luftoni ate, luftojeni me rruge te tjera", tha Lunacek ne nje konference per liberalizimin e vizave, te mbajtur ne Prishtine.
Ndersa ky proces eshte quajtur vazhdimisht teknik, Lunacek pranoi se politika ka ndikim mjaft te madh. "Edhe nese Kosova arrin te gjitha standardet e kriteret, frikesohem se nese pese shtetet tjera te BE-se nuk e pranojne pavaresine, atehere do te kemi problem politik", tha Lunacek.
Edhe pse, fillimisht, shefi i Zyres Nderlidhese te Komisionit Evropian ne Kosove, Renzo Davidi, tha se eshte gabim qe te cilesohet ky proces politik, ne fund te konferences pranoi se proceset politike mund ta vonojne Kosoven ne rrugen drejt integrimit dhe liberalizimit te vizave. "Nuk dua ta fsheh se ceshtja e statusit nuk ka rendesi - jane disa procese dhe mekanizma vendimmarres qe aplikohen ne institucionet evropiane, ku vendimet merren ne menyre unanime, qe nenkupton se nese nuk keni perkrahjen e plote te te gjitha 27 vendeve anetare, nuk mund te levizni perpara", tha Renzo Davidi. Ai, megjithate, kerkoi nga autoritetet kosovare qe te punojne ne permbushjen e kritereve, pasi, sic tha, shpejtesia me te cilen levizin autoritetet, eshte ne nje forme percaktuese se kur do te hiqen vizat. "Marr guximin te them se ky proces nuk do te permbyllet shume shpejt. Por, serish mendoj se nese ka vullnet politik dhe vendosmeri, eshte nje proces qe mund te menaxhohet brenda nje periudhe te arsyeshme kohore", tha Davidi.
Ne anen tjeter, ministri i Puneve te Brendshme, Zenun Pajaziti, tha se, edhe pse jo e perfshire ne dialogun per viza direkt me Komisionin Evropian, Kosova ka perpiluar udherrefyesin e vet, ne menyre qe njeanshem t'i permbushe kriteret e caktuara. "Nuk kemi ndenjur duarkryq. Kemi marre modele te vendeve fqinje, e kemi adaptuar nje udherrefyes dhe ia kemi caktuar vetes detyrat tona. E kemi aprovuar ne qeveri nje dokument te tille", tha Pajaziti, duke perseritur se nje nga kriteret qe duhet per liberalizim vizash - pasaportat biometrike - do plotesohet vitin e ardhshem.
Nje situate me pesimiste u dha nga organizatori i konferences, Iniciativa Evropiane per Stabilitet. Verena Knaus, nga kjo organizate, tha se Kosova sot eshte vendi me i izoluar ne bote, me mundesi udhetimi pa viza ne vetem 5 vende. "Kjo do te perkeqesohet ne vitin e ardhshem, kur Bosnja dhe Shqiperia do t'i bashkohen grupit me fat qe udheton pa viza. Dhe, ne veren e ardhshme, kjo ndjenje e izolimit mbase do te perkeqesohet ne Kosove, kur te tjerat vende mund te udhetojne lirshem, ndersa vetem Kosova lihet anash", tha Knaus. Ndryshe, raportuesja per Kosoven e Parlamentit Evropian tha se detyra kryesore e ketij parlamenti do te jete qe te shtyje perpara Komisionin Evropian qe te filloje menjehere dialogun per vizat me Kosoven, rekomandim ky i dale nga nje rezolute e PE-se e koheve te fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›