Murinjo: Dua titullin kampion
28/01/2005
Çelësi i dha një festë ditëlindjeje perfekte, menaxherit Jose Murinjo, përmes fitores 2:1 ndaj Mançester Junajtid, që e vendosi trajnerin portugez, në atë vitrinë tërheqëse të futbollit anglez. Murinjo që mbushi 42 vjeç, arriti të festojë ditëlindjen në mënyrën më të mirë, pas një goli me fat të mesfushorit irlandez, Damien Daf, në minutën e 85-të dhe tani Çelësi i tij, do të luajë finalen e Kupës së Ligës, me Liverpulin, më 27 shkurt në Kardif. "Ishte një ditëlindje perfekte, u deklaroi gazetarëve, Murinjo. Ajo që ndjej është diçka fantastike. Eshtë gjë e shkëlqyer që të jesh në finale". "Çdonjeri në grupin tonë bisedonte se çfarë do të më dhurohej për ditëlindje. Por kjo fitore nuk ishte dhuratë ditëlindjeje vetëm për mua, ishte për çdo futbollist, për tifozët, për bosin e Çelësit, Roman Abramoviç", shtoi më tej Murinjo. "Abramoviç i ka dhënë shumë klubit londinez dhe kjo është hera e parë që ai ndihet i kënaqur me kalimin në finale. Ndaj dhe unë e ndaj këtë gëzim me të gjithë. Eshtë diçka e madhe", nënvizoi trajneri portugez. "Roman është shumë i lumtur, por unë mendoj se nuk mund të vinte në dhomën e zhveshjes, pasi ishte larguar për të blerë shampanjë, bëri shaka Murinjo. Herën tjetër atij do t’i duhet të mendojë dy herë". Menaxheri i Mançester Junajtid, Aleks Ferguson, merr një goditje jo të vogël, pasi humbet gjysmëfinalen e parë të një kompeticioni kombëtar, gjatë mbretërimit të tij 18-vjeçar në “Old Traford”. Për Junajtid, kjo ishte humbja e parë, qysh nga 1975. "Nuk mund të gëzohem. Jam disi i zhgënjyer me këtë rezultat", u deklaroi menaxheri skocez, gazetarëve të televizionit. Për Fergusonin befasia ishte se asnjë nga mbrojtësit e tij nuk mundi të ndalojë atë goditje të lirë të Daf, që solli golin e dytë, në qoshe të portës. "Ishte një goditje për mua. Kundërshtari shënoi nga një goditje e lirë, rreth 50 jard larg portës sonë. Dhe kjo më la shije të hidhur. Nuk mund të fitosh një ndeshje të tillë, kur pëson gola të kësaj natyre", komentoi Ferguson. Murinjo zbuloi se ashtu sikundër kishte premtuar ai i kishte dhënë trajnerit të Mançester Junajtid një shishe vere të mrekullueshme portugeze, që sikundër u tha kishte vlerën e 250 stërlinave (470 dollarë), për tu gëzuar pas ndeshjes.