E Hënë, 2 Nëntor 2026

Turam: Avantazhin e meritojmë

28/01/2005  

Njëqind herë në Seria A me fanelën e Juventusit. Janë të shumtë qirinjtë që Lilian Turam do të shuaj të dielën në Bergamo kundër Atalantës. Nuk janë shumë duke konsideruar që francezi është tashmë në moshën 33 vjeçare. Po ashtu nuk mund ta harrohet as fakti se mbrojtësi transalpin ka ardhur te Juventusi me pjekurinë e duhur. I kthyer nga Kapelo në rolin e mbrojtësit qëndror, Lilian Turam është duke përjetuar një moment shumë të mirë dhe së bashku me Kanavaron formojnë mbrojtjen më të pamposhtur në Seria A. “Meritë e një sigurie psikologjike, të cilën nuk e kam patur në sezonin e kaluar, ka thënë Turam. Bashkëpunues për këtë ishte dhe Kapelo, i cili më ka vendosur në rolin e preferuar. Gjithashtu nuk duhet harruar që është një moment i mirë për gjithë skuadrën”. Pas një rënie të vogël me fillimin e viti të ri ( me Pamën dhe Kaliarin), reparti i mbrojtjes është kthyer në nivelet e fillimit të sezonit. “Nëse jemi përpara Milanit kemi një motiv, ka shtuar mbrojtësi francez. Pesë pikë në avantazh nuk jan shumë, por në qoftë se pas njëzetë ndeshjesh jemi përsëri përpara me një avantazh afërsisht të njëjtë mbi Milanin, atëherë kuqezinjtë duhet të kënaqen edhe me vendin e dytë. Pesë pikët që kemi në avantazh ne i meritojmë. Për të fituar titullin besojë është një luftë midis nesh dhe Milanit”. Në dhomat e zhveshjes Lilian Turam i këshillon Del Pieros që të ketë durim. “Është një lojtar i madh, ku e di mirë atë çfarë duhet të bëjë dhe e di që duhet të pranoj situatën e momentit sepse asgjë në futboll nuk është përfundimtare, ka vazhduar Turam. Lojtarë të tillë janë shumë të rëndësishëm për skuadrën dhe besoj se së shpejti gjithçka do të zgjidhet. Ibrahimoviç dhe Trezege janë dy sulmues të mirë dhe të fortë fizikishtë”. Më pas ai nuk harron të flasë edhe për kampionatin. “Juventusi e meriton vendin e parë, ka shtuar Turam. Ndërsa Milani ka luajtur mirë dhe është një skuadër shumë e rrezikshme për ne. Do ta kemi shumë të vështirë të ruajm vendin e parë deri në fund të sezonit. Besoj se lufta për titull do të jetë midis Juves dhe Milanit. Interi nuk besojë se mund të futet në luftë për të fituar kampionatin. Nuk besojë se arbitrat na kanë favorizuar. Ne nuk jemi në vendin e parë falë arbitrave”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›