E Diel, 1 Nëntor 2026

Murinjo: “Kampionati italian, i përmirësuar”

Tekniku i Interit: “Skuadrat janë më ofensive, mirë Spaleti e Zenga”. Trajneri i Anglisë, Fabio Kapelo: "Napoli, risia e futbollit italian”

“Më duket se ky kampionat është përmirësuar në raport me atë të sezonit të kaluar”. Këto janë fjalët e Hoze Murinjos. “Nuk them që është përmirësuar pasi ‘Murinjo’ është në Itali apo sepse Interi luan në mënyrë spektakolare, por se skuadrat janë më sulmuese, pa humbur organizimin e tyre taktik”, - thotë tekniku. Portugezi citon emrat e kolegëve të tij të tillë si Spaleti, Xhampaolo, Marino e Zenga, që sipas Murinjos dëshirojnë të “luajnë një futboll të organizuar, por propozojnë edhe një spektakël sportiv”.
Napoli - Fabio Kapelo, trajneri i Anglisë, vlerësoi Napolin si surprizën e këtij sezoni në kampionatin italian. Vlerësimet ish-trajneri i Juventusit i bëri gjatë një interviste për gazetën italiane “La Repubblica”. “E ndjek shumë futbollin italian. Dëshiroj t’i bëj komplimente mikut tim Reja. Napoli është fakti i ri. Ka një portier shumë të mirë dhe një mesfushë që mund të vendosë në vështirësi këdo, ndoshta i mungon një mbrojtës i nivelit të lartë”.
Xhilardino – Sulmuesi Alberto Xhilardino, golashënuesi më i mirë i kampionatit, shpjegoi gjatë një interviste të gjatë për gazetën italiane “Corriere della Sera” motivet që e detyruan t’i jepte fund karrierës përgjatë tre viteve zhgënjyese të kaluara te Milani. “Probleme ambientimi te Fiorentina? Jo, nuk kam pasur, ndoshta edhe pse njihja tashmë Prandelin dhe metodat e tij. Milani? Vitet më të këqija të karrierës sime. Anceloti? Nuk jemi sqaruar, por nuk i mbaj mëri. Bëri zgjedhjet e tij dhe unë i respektova. Diferenca midis Milanit dhe Fiorentinës? Një, shumë e thjeshtë: këtu (te Fiorentina) ndihem në shtëpinë time. Tani dua të fitoj me Fiorentinën. Këtë vit kemi si objektiv të rihyjmë në Ligën e Kampioneve dhe të shkojmë sa më shumë që të jetë e mundur në Kupën UEFA. Vitin e kaluar shokët e mi e humbën finalen për një penallti. Do ta riprovojmë”.

26 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›