Ramos: “Situata e komplikuar, por do të arrijmë objektivat”
Reali i Madridit po jeton një situatë të komplikuar, por tekniku Huande Ramos është optimist për mundësinë e rikuperimit. “Jam i sigurt që do të përmirësohemi”, - shkruan ai në faqen personale të tij. “Mundemi akoma të arrijmë shumë objektiva dhe t’u japim kënaqësi tifozëve”, - tha ai. Nga arritja e Ramos, i cili zëvendësoi Shusterin në pankinën e “Merengues”, Reali ka fituar dy ndeshje, kundër Zenitit në Ligën e Kampioneve dhe Valencias në kampionat, si dhe ka humbur një ndeshje kundër Barcelonës.
Zeniti i ofron Arshavinin Arsenalit
Sulmuesi rus Andrej Arshavin i Zenit St.Petërsburgut mund të luajë në Angli me Arsenalin. Lajmi jepet nga faqja goal.com. Andrej Arshavin zhvilloi një kampionat të shkëlqyer europian, por tani dëshiron të largohet nga skuadra e Zenitit. 27-vjeçari dëshiron të largohet me çdo kusht. Klubi i Zenitit bëri të ditur se çmimi i tij është 20 milionë sterlina dhe shpreson se Arsenali do të bëjë një ofertë shumë shpejt. Këtë e deklaroi menaxheri i përgjithshëm i klubit rus, Maksim Mitrofanov, për radion “Echo”.
26 Dhjetor 2008