E Diel, 1 Nëntor 2026

Uran Butka, një film për Mallakastrën



Sot jepet në sallën e Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet premiera e filmit dokumentar “Mallakastra siç ka qenë”. Ky aktivitet organizohet nga QNK-ja “Arbnori”, në bashkëpunim me komisionin organizator. Filmi trajton me dokumente historike dhe me objektivitet historinë e krahinës së Mallakastrës dhe më gjerë, që nga fillimet e jetës në ato treva, Bylisi e Nikaja, periudha e Skënderbeut, Lidhja e Prizrenit, Shpallja e Pavarësisë, lufta kundër rebelimit të Haxhi Qamilit, Lufta e Dytë Botërore e paslufta. Në fakt, filmi është një histori e shkurtër e luftërave për liri, pavarësi dhe demokraci jo vetëm të popullit të Mallakastrës, por të gjithë kombit shqiptar. Dokumentari përpiqet të ndriçojë në mënyrë të veçantë periudhat e errëta të historisë, si ngjarjet e 1914-s apo ato të Luftës së Dytë Botërore, të cilat historiografia e mëparshme i ka tjetërsuar.
Skenari është shkruar nga Uran Butka, regjia nga Enver Shehu e Ilir Muska, ndërsa operator i dokumentarit është Neritan Trifoni.

26 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›