E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd siguron Gaitanin

Manchester United ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Benficas, Nicolas Gaitan, derisa Fabio da Silva dhe Federico Macheda do të kalojnë në klubin portugez.

Sipas të përditshmes britanike Daily Mail, gjiganti nga Od Trafford ka siguruar shërbimet e Gaitanit duke paguar 20 milionë funte dhe ofruar dy futbollistët e lartpërmendur.

Fabio thuhet se do të kalojë te Benfica në formë huazimi, kurse për Machedan mund të bëhet fjalë për transferim të përhershëm. Gaitan zgjoi interesim me paraqitje të mira gjatë këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›