E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schmeichel mbron De Gean

Nga Express më 27 gusht 2011 në ora 17:20

Legjenda e Manchester Unitedit Peter Schmeichel ka përkrahur portierin e ekipit David de Gea duke i dal në mbrojtje pas kritikave të shumta që përcollën debutimin e tij me gjigantin nga Old Trafford.

Portieri i ri spanjoll u duk solid në fitoren 3-0 ndaj Tottenhamit të hënën dhe danezi Schmeichel beson se De Gea mund të paraqitet edhe më mirë, por për këtë nevojitet kohë.

“Është shumë e padrejtë, sipas meje, të kritikohet De Gea. Nuk mendoj se ka bërë gabime të rënda. Ai tregoi karakter të shkëlqyeshëm kundër Tottenhamit” tha Schmeichel për Five Live Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›