"Murinjo i stresuar prej Champions-it"
Sjellja e pazakontë e Zhoze Murinjos ndaj mediave është bërë objekt diskutimesh në Itali. Presidenti Masimo Marati deklaroi se "nuk e di arsyen përse ‘Mou‘ është kaq nervoz, gjithsesi me mua është sjellë si profesionist". Njeriu që duket se ka përgjigjen e duhur duket se është Luçiano Moxhi. "Murinjo është i stresuar prej kohësh", tha ai. "Është i tensionuar si një tel violine, mos e prekni ndryshe këputet. Për mendimin tim atë po e mundon detyra për të triumfuar në Champions League".