Suedia, me skuadrën më të mirë për sfidën e 14 tetorit kundër Shqipërisë
Më 14 tetor, Shqipëria do të luajë kundër Suedisë më të mirë të mundshme. Trajneri Lars Lagerbak ka publikuar listën me futbollistët që ka grumbulluar për ndeshjet me Danimarkën (më 10 tetor) dhe kuqezinjtë e drejtuar nga Josip Kuzhe vetëm katër ditë më pas, ku spikat rikthimi i sulmuesit veteran, Henrik Larson. Këto dy takime janë vendimtare për nordikët, pasi aty do të vendoset nëse Ibrahimoviç dhe të tjerët do të sigurojnë një "biletë" për në fazën finale të Botërorit 2010, apo do të mbeten jashtë aktivitetit prestigjioz. Larson është përfshirë në kontingjentin me 22 lojtarë, pasi mungoi për shkak dëmtimi, në dy takimet me Hungarinë dhe Maltën. Edhe mesfushorët Viktor Elm e Daniel Anderson dhe sulmuesi Markus Rosenberg janë të gatshëm për të luajtur, pasi kanë hedhur pas krahëve problemet fizike. Problemi kryesor për Lagerbak është gjendja e sulmuesit të Boltonit, Johan Elmander, për të cilin duket i vështirë rikuperimi në kohë.
Përpara këtyre ndeshjeve decizive, kundërshtarët e ardhshëm të Shqipërisë janë të shqetësuar më së shumti për gjendjen e lojtarëve, e cila nuk është në nivelet e pretenduara. "Shqetësimi kryesor për ne është se shumë lojtarë janë aktivizuar me ‘pikatore‘ në këto javë të para të sezonit", deklaroi Lagerbak. "Disa kanë qenë të dëmtuar, të tjerë kanë ende nevojë të ambientohen në klubet e reja ku janë transferuar, ndërsa disa thjesht nuk janë pjesë e formacionit". Më tej, trajneri foli edhe për gjendjen e Elmander: "Të hënën e ardhshme do të marrim vendimin përfundimtar nëse Johan do të jetë në gjendje ta ndihmojë skuadrën, apo nëse do të na duhet ta zëvendësojmë me një lojtar tjetër. Gjithsesi, jemi të përqendruar maksimalisht te dy ndeshjet e fundit, ku kërkojmë me patjetër të marrim gjashtë pikë. Rezultatet e takimeve të tjera dhe klasifikimi përfundimtar i grupit nuk janë në dorën tonë".
Danimarka kryeson Grupin 1 eliminator me 18 pikë në gjashtë ndeshje, 3 më shumë se Suedia, e cila renditet e dyta. Pas tyre vijnë Portugalia dhe Hungaria me 13 pikë, ndërsa Shqipëria është e pesta me 7 pikë. Kundër Suedisë, kuqezinjtë e Kuzhe luajnë ndeshjen e fundit në këto eliminatore dhe rezultati pozitiv do ta ndihmonte skuadrën për shortin e Euro 2012.
e. kodheli