E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo: Milan zgjohu, mjaft me ulje dhe ngritje

Leonardo pranon momentin negativ që po kalon Milani, ku mungon vazhdimësia në rezultate. Megjithatë, trajneri kërkon nga të tijtë që të reagojnë prej sfidës me Zyrihun në Ligën e Kampioneve. "Ky fillim sezoni ka qenë me shumë ulje dhe ngritje. Kjo është arsyeja përse takimi me Zyrihun është mjaft i rëndësishëm", deklaroi ai. Zgjidhja e problemeve në kampin kuqezi vështirësohet edhe prej kalendarit të ngjeshur, që nuk i lë kohë të mjaftueshme stafit kuqezi të punojë me lojtarët. "Është e vërtetë që ndeshjet e luajtura në çdo tri ditë nuk na ndihmojë. Gjithsesi, duhet të gjejmë zgjidhje për sfidën e radhës, pa humbur menduar shumë për atë që ka ndodhur në ndeshjet e kaluara. Tani luajmë në Champions, një aktivitet i rëndësishëm ku duhet të praktikojmë gjithçka për të cilën kemi diskutuar. Në këtë aktivitet, nuk është e nevojshme të ndryshosh shumë gjëra në skuadër, e kemi të qartë se cili është boshti i skuadrës tonë", theksoi ai. Leonardo foli edhe rreth pozitave aspak komode në drejtimin e Milanit: "Nuk jam i shqetësuar, trajneri ndodhet gjithmonë në qendër të diskutimeve kur skuadra nuk arrin rezultatet e dëshiruara. Personalisht nuk i kushtoj shumë rëndësi këtij problemi. Gjithsesi, duhet të luajmë futboll më të shpejtë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›