E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë,koha e keqe mbyll aeroportin

Veriu i Francës do të përfshihet nga një stuhi që pritet të kalojë orët e ardhshme. Sipas "Meteo Francë", intensiteti i stuhisë do të jetë më i vogël se ai i 24 janarit, por më i gjatë dhe i shtrirë në kohë, me shira dhe erë me shpejtsi 120 kilometer në orë. Për këte motiv drejtuesit e aviacionit civil kanë vendosur të ndërpresin trafikun ajror në Ishullin e Francës nga ora 20:00 të ditës së djeshme deri sot në 10:00. Të gjitha fluturimet janë anulluar dhe pasagjerët janë ftuar të mos shkojnë në aeroportet e zonës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›