Kastrioti-Besa hap javën e Superiores
Kampionati i futbollit rikthehet pas pauzës së detyruar, për shkak të kushteve të këqija atmosferike që kishin bërë shumë stadiume të papërshtatshme. Java e 24-t e Kategorisë Superiore do të hapet me ndeshjen e Krujës, ku Kastrioti pret Besën. Skuadra e drejtuar nga Ramazan Ndreu vjen në këtë sfidë pas fitores 1-0 në fushën e Tiranës dhe synon të përfitojë nga faktori fushë për të mposhtur edhe një tjetër ekip të fortë të elitës. Tri pikët janë të detyrueshme për t’u larguar nga zona “e ftohtë” e klasifikimit, në një periudhë kur lufta për mbijetesë është ashpërsuar. Ndërkohë, Besa kërkon të konsolidojë pozitat në vendin e dytë. Mes sfidave të tjera, spikasin transferta e nesërme e Dinamos në Korçë, si edhe ndeshja e së dielës, ku Flamurtari do të presë në fushën e tij Tiranën.
#