Kombëtarja e mundjes, në turneun e Athinës
Pas një pauze shumë të gjatë, mundja shqiptare do të rikthehet në aktivitetet ndërkombëtare pas heqjes së pezullimit 2-vjeçar. Përfaqësuesja kuqezi është nisur drejt Greqisë për të marrë pjesë në turneun e Athinës, i cili do të zhvillohet të shtunën. Federata Shqiptare e Mundjes ka publikuar edhe listën me sportistët që do të përfaqësojnë vendin tonë, për herë të parë që prej Lojërave Olimpike Pekin 2008. Mundja shqiptare do të përfaqësohet me një ekip prej 6 sportistësh, 2 arbitra dhe 2 trajnerë. Ky turne shërben për përgatitjen e sportistëve kuqezi në kuadër të Lojërave Mesdhetare që do të zhvillohen në Stamboll nga data 7 deri më 9 maj, Kampionatit Europian në Azerbajxhan (në muajin prill), si edhe për Kampionatin Botëror (në tetor 2010), që vlen për t’u kualifikuar në Olimpiadën Londër 2012.
#