Murinjo voton elsin

Ka mbajtur një ligjëratë të gjatë përpara gazetarëve dhe shënjestra e tij ishte diku tjetër, ndonëse tema e bisedës ishte finalja e Ligës së Kampionëve. Edhe pas një eleminimi, Zhoze Murinjo e ka mendjen tek Barcelona, më shumë sesa tek Çelsi të cilin shpreson ta shikojë kampion të Europës.
Portugezi ka qenë trajner i bluve, por edhe i Interit dhe duke u mbështetur në këtë të kaluar, vendos të hapë një luftë të re me “blaugranët”, ndërsa sezoni 2011-2012 po përfundon.
“Në radhë të parë shpresoj të jetë një finale e mirë. Natyrisht, unë dua që të fitojnë blutë, por kam shumë respekt për të kuqtë. Mendoj se djemtë e Çelsit ishin heronj ndaj Barçës. E di se disa njerëz e mendojnë veten si mjeshtrat e futbollit dhe e kritikojnë Çelsin po ashtu siç kritikuan Interin dy vjet më parë. Por, ata nuk dinë asgjë. Nuk dinë asgjë rreth karakterit, rreth shpirtit luftarak. Nuk dinë çdo të thotë fizikisht, teknikisht dhe mendërisht të rezistosh me 10 vetë. Ndaj unë kurrë nuk i harroj heronjtë e mi tek Interi dhe ata të Çelsit. Pas asaj ndeshjeje, Çelsi e meritoi finalen. Edhe Bajerni. Reali mund ta kishte merituar, por edhe Bajerni e meritoi”-deklaroi Murinjo.
Natyrisht, bëhet fjalë për forcë zakoni, për mënyrën sesi një njeri e jeton jetën e tij, ndonëse eleminimet e katalanasve dhe madrilenëve ishin të ndryshëm. Barcelona e dominoi Çelsin, por nuk pati fat, ndërsa Reali u tregua jo aq i fuqishëm ndaj Bajernit edhe brenda mureve të “Santiago Bernabeut”.