Musho: SHISH ka dashur të më vrasë
14/03/2005 Kanë dashur të më vrasin disa herë, por ajo që është më e rrezikshmja i takon datës 30 tetor të vitit të shkuar, kur kthehesha nga Gjermania. Kanë dashur të me helmojnë dhe në këtë histori besoj se ka pasur dhe agjentë të shërbimit sekret. Mafia, këtë përsërit Agim Musho, sa herë flitet për tentativat e vrasjes ndaj tij, të treguara nga vetë i rrezikuari. Agim Musho ka mbetur në pritje të marrjes së pasaportës së bllokuar nga prokuroria.
Jeni thirrur në prokurori?
Jo ka kohë që nuk më kanë thirrur, por unë kam shkuar disa herë vetë që të interesohem.
Përse keni vajtur
Dua të marr pasaportën që më kanë bllokuar. Esoj se ata kanë pasur kohë të mjaftueshme q ëtë bëjnë verifikimet dhe veprimet, që kërkon hetimi.
Cila është përgjigja që keni marrë?
Në shumë raste e kam pasur të vështirë të takoj prokurorët, pasi ata nuk kanë qenë aty, sipas njoftimit që me jepnin të hyrja e intitucionit.
Por kur keni marrë kontakt?
Prokurorët që merren me çështjen më kanë thënë se kanë dërguar pasaportën time në Ministrinë e Rendit Publik në labarator, për të bërë një akt ekspertimi. Që ka të bëjë?
Po, ka të bëjë me verifikimet e marrjes së vulave në Portin e Durrësit nga unë dhe ish-bashkëshortja ime Irena.
Sipas jush ata janë të sakat dhe nuk ka vend për dyshim?
Pasaporta kanë vula që janë marrë në policinë e portit dhe kjo ka si prove mbi 20 dëshmitarë që jam i gatshëm tia vë në dispozicion prokurorisë.
Po në Ministrinë e rendit keni pyetur?
Jam interesuar dhe atje me miq e të njohur dhe më kanë thënë se pasaporta nuk është te ne.
Dyshoni se mund tju arrestojnë?
Aspak. Nuk ka përse të ndodhë kjo. Unë kam ardhur të jemë pranë prokurorisë dhe policisë për të ndihmuar hetimin.
Dyshoni s mund ta kenë vrarë Irenën, apo mund të jetë gjallë diku?
Nuk më intereson se çku është e çfarë ka ndodhur. Me këtë punë le të merret prokuroria. Unë pres të iki nga Shqipëria të shkoj te djali dhe vajza ime në Gjermani. Kam punë për të rregulluar dokumentet e vajzës. Mua kanë dashur të më vrasin dhe këtë kanë dashur ta bëjnë disa herë. Madje në njërin rast ka pasur dhe agjentë të shërbimeve sekrete.
Kur ka ndodhur kjo?
Me 30 tetor të vitit të kaluar, kur unë po kthehesha nga Gjemania. Kanë dashur të më helmojnë. Jam i bindur se ka pasur dhe agjentë të shërbimeve sekrete në këtë histori. Jo më kot kam thënë se mafia më kishte vënë në shenjestër për të më eleminuar fizikisht
E keni denoncuar këtë?
Jo ende. Nuk kam fort besim se do të merret kush me këtrë ngjarje. Por kjo është e vërtetë që ka ndodhur.
Jua kanë bllokuar pasurinë?
Jo. Paratë e mia nuk janë të bllokuara, nuk ka përse të ndodhë kjo. Po nuk besoj se do e mbajnë dhe shumë kohë pasaportën time dhe do të ma kthejnë.
Ju ku banoni tani
Unë banoj të shtëpiua e nënës sime, jetoj bashkë me vëllezërit. Kam frikë se tentativat për të më vrarë që nuk kanë qenë të pakta mund të rishfaqen. Ata që e kanë prouar një herë mund ta bëjnë prapë.
Seli: Ende pak shpresa pë rtë gjetur motrën
Familja Seli ndërkohë shpresëpakët vazhdon të interesohet në prokurori për mbarëvajtjen e zbardhjes së ngjarjes. Pyesim sa më shpesh, por përgjigjet janë të kushtëzuara nga vështirësia e hetimeve thotë Ylli, i vëllai i Irenës. Ata kanë qenë në dispozicion të prokurorisë, por dyshimet më të shumta për zhdukjen e motrës i hedhin mbi ish-bashkëshortin e saj, mbi Agim Mushon. Seli thotë se "mbi të bien përgjegjësitë kryesore, janë shumë momente të udhëtimit nga Trieste dhe pastaj qëndrimi pa njoftuar mbi katër pesë orë në Durrës e Tiranë, që të bëjnë të dyshosh për shumë veprime" Por shton më tej ai, kemi besim se prokuroria do të zbardhë këtë ngjarje të vështirë.
Nipi i Mushos firmos procesverbalin e sekuestrimve
Nipi i Agim Mushos është paraqitur në fundjavëmn e shkuar në prokurorinë e Krimeve të Rënda për të hedhur një firmë në dokumentacionin e sekuestros. Agim Mush ka pohuar se djali i motrës së tij është paraqitur pranë prokurorisë, pasi materialet e sekuestruara në banesë nuk kanë marrë firmën e ndonjë prej pjesëtarëve të familjes. Unë pohon ai banoj të shtëpia e nëns sime. Jetoj bashkë me vëllezërit e mi, sepse çfarë nuk pret, mund të ndodhë gjithçka.
Kronologjia
2 shkurt 2005
Agim Musha dhe djali i tij, Bruno, mbërrijnë në Tiranë. Pak orë me pas paraqiten në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku japin sqarimet e tyre lidhur me zhdukjen e Irena Selit
3 shkurt 2005
Bashkëshorti i gruas së zhdukur dhe djali i saj paraqiten për herë të dytë para hetuesve. Ata vijojnë deklarimet e tyre lidhur me ngjarjen e 16 dhjetorit 2004
4 shkurt 2005
Agim Musha deklaron se ka të paktën 20 dëshmitarë që janë gati të tregojnë për Prokurorinë, se e kanë parë Irena Selin duke zbritur nga trageti “Venezia”, më 15 dhjetor 2004
5 shkurt 2005
Me një vendim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Agim Musha dhe djali i tij lënë në këtë institucion të bllokuara dy pasaportat e tyre ndërkombëtare.
7 shkurt 2005
Bruno Musha deklaron se pas zhdukjes së nënës së tij, familjes i sihin humbur 100 mijw eoru e 10 mijw dollarw
9 shkurt 2005
Bruno thirret sërish në Prokurori. Kësaj radhe ai jep sqarime për paratë e humbura dhe për sinjalet telefonike që kanë mbërritur nga SHBA. Ai u shpjegon hetuesve si kishte zbuluar në internet se karta nga e cila kishin ardhur zilet, i përkiste kompanisë “Jek” në Los Anxhelos
16 shkurt 2005
Agim Musha kërkon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda tërheqjen e pasaportës së tij dhe të djalit, pasi Bruno kishte sezonin e provimeve në Gjermani, ku studion për biznes
19 shkurt 2005
Prokuroria e Krimeve Rënda jep vetëm pasaportën e 20-vjeçarit dhe mban pasaportën e Agimit për verifikime të mëtejshme