Strategjia e hetimit të zhdukjes

03/02/2005 Katër prokurorë përballë dëshmitarëve
TIRANË –Hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e kishin përgatitur planin e marrjes në pyetje të Agim Mushos. Burime nga institucioni i hetimeve, thanë se katër hetues, e kanë pyetur me radhë Agim Mushon, për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me zhdukjen e gruas së tij. Njëri prej anëtarëve të grupit hetimor është marrë prej ditësh me investigimin e gjithë asaj që ka ndodhur ditën e 16 dhjetorit 2004. Ky hetues ka kërkuar sqarime të hollësishme nga Agim Musho, për nisjen nga Dortmundi i Gjermanisë, mbërritjen në Itali, hipjen në tragetin "Venezia" në portin e Triestes, rrugën deri në Durrës, zbritjen dhe të gjitha veprimet e tjera që ka kryer Musho atë ditë.
Hetimi
Një anëtar tjetër i grupit hetimor, i cili ditët e fundit ka marrë në pyetje nipin e Agim Mushos, motrën dhe vëllain e tij, dajën e Irena Selit dhe vëllain e 39-vjeçares së zhdukur. Hetuesi ka kërkuar sqarime të hollësishme për marrëdhëniet e Agim Mushos me gruan e tij të zhdukur. Ai është interesuar për pakon, që, sipas Agimit, ai e ka gjetur në çantën e Irenës dhe që ajo e kishte për të dashurin e saj.
Dyshimi
Radha i ka ardhur anëtarit të tretë të grupit të hetimit, i cili gjatë këtyre ditëve është kujdesur për hetimet ndërkombëtare. Ai e ka pyetur Agim Mushon për dyshimet e tij, se gruaja e zhdukur është larguar në SHBA. Ky hetues ka marrë shpjegime nga pronari i kompleksit "Bruno" për sinjalet telefonike që kanë mbërritur në telefon nga Amerika, dy ditë pas zhdukjes së Irenës. Gjatë seancës së zhvilluar mbrëmë, është pyetur edhe Bruno Musho, djali i gruas së zhdukur.