Musine Kokalari, pionierja e lëvizjes feministe në Shqipëri
11/12/2009 Kujtohet jeta dhe krijimtaria e shkrimtares. Trajtimi çnjerëzor në vitet e komunizmit
GJIROKASTËR - “Musine Kokalari, jeta dhe vepra e saj” ishte tema e konferencës së organizuar dje në universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, me pjesëmarrjen e studiuesve, pedagogëve dhe studentëve të këtij universiteti. Musine Kokalari lindi 92 vjet më parë në qytetin turk Adale. Ajo jetoi dhe punoi në dy periudha krejtësisht të pavolitshme për kapacitetin e saj si: femër, shkrimtare dhe veprimtare politike. Virion Graçi, pedagog i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe pranë Universitetit të Gjirokastrës, në fjalën e tij e cilësoi Kokalarin një figurë honorifike, duke u shprehur se “26 vjet pas vdekjes institucionet të rëndësishme shtetërore, më në fund kanë arritur të zbulojnë fuqishëm kontributin e saj të çmuar, artistik dhe politik”. “Pas rizbulimit të figurës së Musine Kokalarit nga institucionet e vendit, në kontekste të fuqishme politike e propagandistike të tranzicionit, tashmë është arritur të dalin mbi sipërfaqe krimet e diktaturës ndaj shkrimtares”, u shpreh Graçi, sipas të cilit, për të përcaktuar vendin e Musinesë në skenën letrare të kohës mjafton të shihen disa nga skicat e saj.
Krijimtaria
“Në krijimtarinë e Musine Kokalarit gjejmë të pasqyruar jo vetëm normat zakonore, traditat apo kontrastet e shumta që karakterizojnë jetën familjare e sociale të rajonin jugor, por edhe psikologjike të njeriut dhe nevojën e ndryshimeve të tij”, u shpreh Graci. Ndërkohë, Gëzim Redhi, studiues i normave zakonore të prozës së Musine Kokalarit, theksoi se vepra e saj, sjell një informacion të pasur e të larmishëm etnografik dhe kulturor. “Në fund të çdo rrëfimi apo cikli shpesh kemi edhe një fjalor shpjegues që mendoj se më tepër se sa për nevojën e komunikimit gjuhësor është tregues i pasionit këmbëngulës dhe i kërkimit të thellë deri në stërhollime lidhur me problemet e normave zakonore dhe riteve në aspekte të ndryshme të jetës së popullit”, u shpreh Redhi. Sipas tij, ajo që përbën një interes të veçantë në prozën e Musine Kokalarit, është fakti që prapa mantelit të normave zakonore dhe riteve që shoqërojnë momentet e rëndësishëm të jetës, fshihen drama të thella njerëzore, familjare e psikologjike. Musine Kokalari, lindi 92 vjet më parë në qytetin turk Adale. Katër vjet më vonë u kthye në Shqipëri në qytetin e Gjirokastrës, ku kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më pas, familja e saj u vendos në Tiranë. Në vitin 1937, në moshën 20-vjeçare ajo mbaroj shkollën e mesme “Nënë Mbretëreshë” dhe katër vjet më vonë diplomohet shkëlqyeshëm në Universitetin e Romës në Itali. Po pikëpamjet e saj të moderuara liberal-politike, humanizmi i saj, aspiratat e saj të sinqerta dhe të qarta për drejtësi, binin ndesh me diktaturën që u instalua në Shqipëri pas vitit 1945. Kohë kur Musineja refuzoi të ishte bashkëshortja e diktatorit Enver Hoxha. Gjatë krijimtarisë së saj, Musine Kokalari trajtoi momente të jetës së vajzave nëpërmjet një rrëfimi gati autobiografik, ku paraqiten disa stade të jetës së saj, si ëndrra, gëzime, hidhërime, lot etj. Në këtë aspekt, Musine Kokalari është një nga pionierët e lëvizjes së feminizmit në Shqipëri. “Unë sjam fajtore! S´jam komuniste dhe ky smund të quhet faj. Unë jam nxënëse e Sami Frashërit. Me mua ju doni të dënoni Rilindjen”. U shpreh ajo para trupit gjykues në gjyqin e sajuar kundra saj. Pas këtyre fjalëve, ajo nuk mund t´i shpëtonte dënimit barbar të sistemit të Enver Hoxhës, edhe pse ky i fundit e njihte mirë familjen intelektuale dhe patriotike të Kokalarëve nga Gjirokastra.
Pasi kreu 16 vjet burg, ajo u internuan në Rrëshen për 22 vjet, ku punoi në bujqësi dhe ndërtim, si punëtore llaçi dhe e përgjuar ditë e natë nga Sigurimi i Shtetit. Në vitin 1983, Musine Kokalari humbi betejën me kancerin, duke mbyllur sytë përgjithmonë. Por, edhe pas vdekjes trupi i saj u varros i lidhur me tela dhe me gjemba. Dhjetë vjet pas vdekjes, ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, i dha medaljen “Martire e Demokracisë”.