“Identiteti i shqiptarëve i dyshimtë, 3/5 janë grekë”
11/12/2009 Bollano tjetër deklaratë antishqiptare në Ditën për Drejtat e Njeriut
Kryetari i “Omonias”, i cili për ironi të fatit është dhe kryetar i Bashkisë së një qyteti shqiptar, ka hedhur dje një tjetër deklaratë antikombëtare. Në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, të organizuar nga PBDNJ-ja, Bollano është shprehur se prezenca greke në Shqipëri, është shumë më e madhe se ajo që thuhet në statistikat e vendit. Por Bollano, duke marrë dhe atributet e historianit, merr përsipër të skanojë dhe origjinën e shqiptarëve. Sipas tij, në shekullin e shtatë para Krishtit prezenca greke në Shqipëri shtrihej deri në Veri të vendit dhe zinte 3/5 e popullatës. Si shembull për këtë Bollano solli krijimin e Epidamusit, që më pas u quajt “Dyrrah” dhe sot njihet si “Durrës”. Fatkeqësisht, nuk është hera e parë që Bollano hedh shashka të tilla kundër interesave të vendit. Po në rast deklarata të tilla i shkojnë për shtat një njeriu që ky shtet dhe ky vend e ka nderuar më shumë sesa duhet, më e pafalshme është heshtja e qeverisë në lidhje me deklaratat që ai bën. “Prezenca e grekëve në territorn që përbën shtetin shqiptar të ditëve të sotme mund të datohet që prej shekullit të 7-të para Krishtit. Që prej kësaj kohe ka patur një prani të vazhdueshme dhe dinamike por jo vetëm të përqëndruar në jug por ata përbënin tërësisht 3/5 e popullsisë, pa përfshirë grekët që flisnin gjuhën vllahe. ” theksoi Bollano. Shifra e dhënë sot nga kreu i bashkisë së Himarës duhet cilësuar një gafë në formën e provokimit, nisur nga fakti se nuk ka patur regjistrim të saktë të minoritetit grek në Shqipëri. Para viteve 90, një regjistrim i bërë mbi përqindjen e minoritetit në Shqiëpri e ka nxjerrë këtë shifër jo më shumë se 60 mijë, ndërsa pas nisjes së lëvizjeve migratore kjo shifër mendohet të jetë përgjysmuar” tha Bollano
Heshtja
Ndërkohë sërish qeveria hesht. Në rast se Bollano do të fliste vetëm si përfaqësues i një shoqate minoritare, problemi nuk do të merrte përmasa të tilla dhe ndoshta dhe media e opinioni publik nuk do merrej më me këtë hedhurinë, që i ka mbetur ora te pretendimet për Vorioepirin. Problemi bëhet shqetësues, sepse Bollano është dhe kryetari i Bashkisë së Himarës, pra është zyrtar i shtetit shqiptar. Ndoshta ka ardhur koha që të mos reagohet vetëm mediatisht apo individualisht nga shtetas apo politikanë të ndryshëm, por të veprohet ligjërisht, duke filluar që nga shkarkimi i tij nga posti. Heshtja e shtetit në rastin e Bollanos është e pajustifikueshme, cilatdo qofshin influencat e tij në Himarë apo në zonën e bregut të Jugut, të cilën prej kohësh e ka kthyer në çiflig abuzimesh me ndërtimet pa leje që ka bërë atje. Ka ardhur koha që individëve të tillë t’u tregohet vendi, me qëllim që t’i tregohet gjithsekujt se identiteti ynë s’mund të nëpërkëmbet nga askush.
Godo: Shteti duhet të ndërhyjë
Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, politikani Sabri Godo, në reagimin e tij ndaj deklaratës së Vasil Bollanos tha se shteti shqiptar duhet të marrë masat e nevojshme e të mos lejojë provokimet e këtij individi. “Unë nuk merrem më me Bollanon. Kemi të bëjmë me një provokator, që del në skenë herë pas here. Ankimi im është ndaj shtetit shqiptar, që e mban këtë njeri kryetar bashkie dhe e lejon të bëjë haptazi propagandë antikombëtare”, - ka deklaruar politikani Godo. Nuk është hera e parë që Godo mban një qëndrim tejet kritik ndaj Bollanos, por edhe një reagim ndaj shtetit shqiptar. Disa ditë më parë ai u shpreh tepër i indinjuar nga deklaratat e kryebashkiakut të Himarës, Vasil Bollano, mbajtur gjatë një organizimi të lobit grek në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Godo vlerëson se platforma e Bollanos për Vorioepirin përbën një veprim tërësisht antikushtetues, që duhet dënuar. Ai i bëri thirrje shtetit shqiptar që të marrë menjëherë masa dhe të dënojë këto qëndrime, duke e përjashtuar Bollanon nga politika dhe të mos e lejojë atë të jetë më pjesë e saj.
Guida
Bollano bën edhe Skënderbeun grek
Një guidë turistike me përmbajtje antishqiptare dhe që i shërben vetëm shovinizmit të shfaqur nga kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, është publikuar në faqen zyrtare të bashkisë së këtij qyteti para pak kohësh. Emra të historisë shqiptare, madje dhe të simboleve kombëtare, janë kthyer pa brejtjen më të vogël të ndërgjegjes në emra grekë, duke dhënë një shembull të shëmtuar se si një kryetar bashkie po krijon një model të keq të qeverisjes së një institucioni në favor të kushedi se kujt. Bollano nuk ka ngurruar që emrin e Gjergj Kastriotit ta kthejë në Jorgo Kastrioti dhe emrin e Gjon Kastriotit, djalit të Skënderbeut, në Jani Kastrioti. Në shpjegimet historike që jepen në këtë guidë, krejtësisht në kundërshtim me politikën kombëtare që duhet të ndjekë një institucion i shtetit shqiptar, të duket sikur nuk ke të bësh me një tokë brenda kufijve të Shqipërisë, por me ndonjë fshat të Greqisë, ku shqiptarëve do t’u duhet vizë për të kaluar pushimet në Dhërmi, Himarë apo Palasë. “Më 1403, mbreti i Napolit, Karli, zbarkon në brigjet e Himarës dhe shtyn shqipfolësit në drejtim të Veriut. Disa vjet më vonë, himariotët, të udhëhequr nga Jorgji Stresi (Gjergj Stresi), mik personal i Jorgji Kastriotit (Gjergj Kastriotit), përpiqen të ndalojnë zaptimin e Epirit nga otomanët. Më 1481, himariotët bënë kryengritje kundër turqve nën udhëheqjen e Korkodhillos Klladhas dhe djalit të Skënderbeut, Jani Kastrioti (Gjon Kastrioti). Me ndihmën e mbretit të Napolit dhe të udhëhequr nga Jani Kastrioti fituan pavarësinë, duke u paguar turqve një taksë nënshtrimi”, - shkruhet historia sipas Bollanos.
Çamët
Kërkesa për mosdiskrinim nga ana e Greqisë
Tri organizata që mbrojnë të drejtat e çamëve në Shqipëri, me në krye PDU-në, i kanë dorëzuar dy ditë më parë delegacionit të KE-së në vendin tonë një promemorie, ku kërkojnë zgjidhjen e çështjes çame. Në promemorien e dorëzuar në KE dje, dhe për dijeni të gjithë drejtuesve të lartë të shtetit shqiptar si dhe të gjitha ambasadave të BE-së në Shqipëri, kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare dhe shteti amë, Shqipëria, që t’i imponojë Greqisë, një shtet anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Europian, rreth tetë kërkesa, që kanë të bëjnë me pranimin e fajit nga ana e Greqisë për gjenocidin, dëmshpërblime për familjarët e viktimave të pafajshme, njohjen e pronave të çamëve etj. Mes të tjerave ata kanë kërkuar edhe ndalimin e diskriminimit të vëllezërve çamë ortodoksë që jetojnë në trojet e tyre në Greqi dhe dhënien e të gjitha të drejtave si për çdo minoritet tjetër në përputhje me konventat ndërkombëtare për minoritetet.
Çfarë parashikon Kodi Penal
Kryebashkiaku i Himarës rrezikon 10 vjet burg
TIRANE- Vasil Bollano, kryebashkiaku i Himarës, njëkohësisht kryetari i shoqatës minoritare “Omonia”, rrezikon të dënohet me 10 vjet burg si dhe me gjobë nga prokuroria e Vlorës, në qoftë se kjo e fundit do të arrijë t’ia provojë akuzën e shpërdorimit të detyrës (pesë herë) dhe të falsifikimit të formularëve. Një dënim i tillë parashikohet nga Kodi Penal, i cili në nenet 248 dhe 190/a tregon se personi i pandehur dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në 5 vjet heqje lirie. Mirëpo në rastin konkret kryebashkiaku i Himarës ka konsumuar plot pesë herë akuzën e shpërdorimit të detyrës, çka do të thotë se në dhënien e vendimit gjykata do të shprehet për të 5 rastet që Bollano dyshohet se ka abuzuar me detyrën. Më konkretisht në nenin 248 thuhet se kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës nga personi që ushtron funksione publike dhe kur këto shkelje i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta, ose kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër penale tjetër, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet si dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë. Ndërkohë për sa i përket akuzës së falsifikimit të formularëve në Kodin Penal parashikohet se “falcifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar, ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga katërqind mijë deri në dy milionë lekë. Hetimi ndaj Bollanos nisi nga akuza e Vlorës dhe së bashku me kryebashkiakun të pandehur janë marrë edhe 4 specialistë të Bashkisë së Himarë.
PBDNJ
Dule hesht për deklaratat e Bollanos
Deklaratat e Bollanos vijnë në një kohë kur kreu i qeverisë, Berisha, ka premtuar regjistrimin e popullsisë mbi bazën e prejardhjes etnike, gjuhës dhe besimit fetar. Në tryezë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, thotë se është në pritje që qeveria ta mbajë këtë premtim. “Në lidhje me përbërjen e popullsisë së vendit, në lidhje me prejardhjen etnike, besimin fetar dhe gjuhën amtare morëm premtimin e qeverisë para disa javësh se do të realizohet një regjistrim i tillë i popullsisë”, - theksoi Dule. Por nga ana tjetër Dule ka heshtur ndaj deklaratave të Bollanos, pavarësisht se ishte ai që e drejtonte tryezën e djeshme. Dule ka heshtur, megjithëse interesimi i medies ka qenë i madh për këtë çështje. Bollano nga ana e tij më shumë se njëherë ka bërë deklarata që bien ndesh me politikat kombëtare, por asnjëherë Dule dhe PBDNJ-ja nuk janë distancuar nga ato, megjithëse kreun e kësaj partie e kanë vënë në pozita jokomode në Kuvend.