E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruud Gullit mberrin ne eceni pritet nga Kadyrov

Presidenti i Cecenisë Ramzan Kadyrov dhe mijëra tifozë vendas i kanë rezervuar një pritje prej heroi trajnerit holandez Ruud Gullit, i cili do të ulet në pankinën e skuadrës Terek Grozny. Tekniku 48-vjecar surprizoi të gjithë opinionin futbollistik kur pranoi ofertën e skuadrës së vetme cecene që luan në kategorinë e parë të Rusisë.

I pyetur në lidhje me arsyet që e bindën të merrte drejtimin e Terek Grozny, Gullit nuk mohoi të ardhurat financiare që sipas mediave ruse janë marramendëse, ndërsa theksoi se nuk i intereson aspak politika e vendit. "Nuk jam këtu për të bërë politikë. Jam këtë për të ndihmuar futbollin në Grozny. Dua që tifozët të jenë krenar për skuadrën e tyre, megjithatë nuk mund të them se nuk do të paguhem mirë”, është shprehur Gullit, i cili nuk do të jetojë në Grozny por në rajonin me shumicë kristiane Stavropol, që ndodhet 300 kilometra nga kryeqyteti cecen.

Ruud Gullit është një nga emrat më të mëdhenj të brezit të artë të futbollit holandez në vitete 80-90, ndërsa si futbollist është shpallur dy herë si lojtari më i mirë i vitit, ndërsa u shpall kampion evrope me kombëtaren e Hollandës në vitin 1988. Në pankinën e Terek Grozny, Gullit ka si objektiv ngritjen e skuadrës në klasifikimin e kampionatit rus, pasi në sezonin e fundit ajo u rendit në vendin e 12-të.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›