Higuain shpëton Realin, kualifikimi më pranë
Megjithatë, fitorja më e madhe e mbrëmjes së djeshme për “mbretërit” ishte rikthimi i Kristiano Ronaldos, pas një mungese të gjatë jashtë fushave të lojës. Ylli portugez u fut në lojë në minutën e 69-të, duke zëvendësuar kapitenin Raul.
Gonzalo Higuain realizoi në minutën e 21-të golin e vetëm të takimit, por që i mjafton skuadrës së Pelegrinit për të kryesuar të vetëm në grupin C. Dhjetë pikë kanë 9-herë Kampionët e Europës, dy më tepër së Milani i vendit të dytë dhe tre më shumë se Olimpiku i Marsejës.
Megjithatë, ende nuk ka përfunduar asgjë, pasi mbetet për t’u luajtur edhe një ndeshje, ajo kundër Marsejës në Francë. Edhe francezët janë futur në vallen e kualifikimit dhe pas dy javësh do kërkojnë të marrin maksimumin përballë Realit, duke shpresuar edhe në një hap i gabuar i Milanit në Zvicër ndaj Zyrihut.