Rasmussen apelon për përmbajtje

“Në këtë periudhë kritike është me rëndësi që të shmangen aksionet e njëanshme apo deklaratat që provokojnë tensione. Për këtë përshëndes marrëveshjen e cila parasheh që OSBE të lehtësojë procesin e votimit si dhe ftojë Prishtinën dhe Beogradin që të vazhdojnë bashkëpunimin me Bashkësinë ndërkombëtare me qëllim të sigurimit të votimit të qetë dhe të sigurte”, thuhet në komunikatë.
Rasmussen ka potencuar që misioni i KFOR-it është që të sigurojë ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, ashtu siç ka bërë prej më shumë se një decenie.
“Kemi besim të plotë në vlerësimet profesionale të komandantit të KFOR-it kur është fjala të shfrytëzimi i të gjitha mjeteve në kuadër të mandatit dhe të gjithë instrumentet të cilat i ka në shfrytëzim, përfshirë edhe Batalionin e Dytë të Forcave Rezervë, i cili tani ka zbarkuar në Kosovë”, ka thënë Rasmussen duke shtuar se KFOR-i dhe EULEX-i do të vazhdojnë bashkëpunimin në teren.