E Diel, 1 Nëntor 2026

Mustafa dhe Cliff kërkojnë maturi në Mitrovicë

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa priti të enjten ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cameron Cliff, me të cilin diskutoi për zhvillimet politike në vend.

Mustafa dhe Cliff biseduan për ecurinë e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast cekën dakordimin e tyre rreth zhvillimit të dialogut me vendet fqinjë, e në këtë kuadër edhe me Serbinë.

Sipas komunikatës së Komunës së Prishtinës, kryetari Mustafa tha se do të përkrahë rezultatin përfundimtar të dialogut, nëse ky rezultat është në kuadër të rezolutës së Kuvendit të Kosovës për bisedime me Serbinë.

Ambasadori britanik theksoi se Kosova gjendet në një fazë kyçe të zhvillimit të dialogut. Cliff theksoi se zhvillimi i dialogut nuk do të dëmtojë funksionalitetin e shtetit të Kosovës.

Mustafa dhe Cliff theksuan se çdo veprim i pamatur në Mitrovicë, nga cila do palë qoftë, është mjaft i rrezikshëm për situatën e sigurisë dhe stabilitetin në këtë pjesë të Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›