Mustafaj: Berisha, i pazëvendësueshëm në PD
Politikani i njohur i së djathtës, Besnik Mustafaj, është i qartë në gjykimin e tij se Sali Berisha është njeriu më i votuar në PD. Dhe sipas Mustafajt, sa kohë Berisha është i tillë, askush nuk ka të drejtë të fabrikojë figura për zëvendësimin e tij. Pa hezitim Mustafaj bën të ditur se aktualisht nuk ka ushtarë rezervë në Partinë Demokratike. Ish-ministri i Jashtëm, Mustafaj, mbron idenë se lideri aktual demokrat mbetet njëshi në parti dhe nuk ka ndonjë kontekst që të çon tek konkluzioni i të menduarit për zëvendësin e Berishës në PD. Mustafaj vë theksin mbi atë që Berisha është një lider serioz, të cilin e kanë votuar demokratët si kryetar partie dhe shqiptarët si Kryeministër, për arsye se i kanë besuar reformat dhe progresin e vendit. Përmes një interviste të gjatë televizive dhënë në “Ora-News”, për gazetarin Alfred Peza, Mustafaj pranon faktin se të gjithë anëtarët e PD-së janë të rreshtuar pas Sali Berishës, sepse ai është më i votuari sot për sot në parti. Në kushte të tilla, Mustafaj thekson se “më duket se nuk ka ndonjë kontekst që ne na çon tek konkluzioni që ne duhet të mendojmë për zëvendësuesin e Berishës”. Duke iu referuar vetë deklaratës së z. Berisha vetëm para pak ditësh, “se nëse unë humb zgjedhjet, faturën e kam unë”, Mustafaj thotë se kjo nënkupton se humbja e zgjedhjeve vitin e ardhshëm do të ishte largim i Berishës nga lidershipi i PD-së. “Të gjitha të tjerat janë pjesë e humorit të Berishës. Pra, Berisha në këtë pikë është parimor ashtu si çdo lider i një partie serioze, e lidh qenien e tij në krye të partisë me sukseset elektorale, çka do të thotë edhe me sukseset qeverisëse. Pra, në këtë kuptim nuk është monarkike, pra nuk është dinastike PD-ja, që kur të zëvendësojmë të parin”, - tha z. Mustafaj. Ai vijoi më tej se atje do të ketë garë dhe ne si anëtarë të PD-së sot për sot jemi të gjithë të rreshtuar, në kuptimin më të mirë të fjalës, prapa kryetarit që e kemi zgjedhur vetë dhe nuk kemi ne pse fabrikojmë figura rezervë, nuk ka ushtarë rezervë në PD-së.
Z. Mustafaj, konkurrimi juaj, megjithëse paksa i butë në aspektin publik, nuk është se ka kaluar në heshtje brenda strukturave të PD-së, kemi parasysh këtu faktin që një tjetër kandidat është vetëshpallur, z. Gjergj Bojaxhi, drejtori aktual i KESH-it. Si e vlerësoni ju këtë?
Unë nuk e kam dëgjuar zotin Bojaxhi të ketë deklaruar publikisht se do të jetë kandidat për kryesinë e PD-së së Tiranës, por unë mendoj se z. Bojaxhi është një vlerë në PD dhe unë mendoj nëse do të ishte zoti Bojaxhiu, unë do jem i sigurt pavarësisht nëse rezultati do të jetë në favorin tim apo të zotit Bojaxhi, fushata do të jetë shumë moderne, fushata do të jetë shumë qytetare, do të jetë një gjë krejtësisht e re në jetën e partive në Shqipëri kjo lloj fushate. Pasi do të jetë një ballafaqim platformash, do të jetë e qytetëruar, do të jetë civile, nuk do të ketë banalitet, unë mendoj me aq sa e njoh zotin Bojaxhiu. Kështu që, nisur nga kjo, ky vlerësim që unë kam për personalitetin e tij, vlerësoj që nëse do të ishte z. Bojaxhi, fushata do të ishte shumë serioze, do të ishte në të mirë të partisë, pavarësisht se njeri nga të dy do të humbë. Unë besoj se do të fitoj, por pavarësisht nga kjo, përsëri unë mendoj se PD-ja në rivalitetin e saj, brenda në konkurrencën, brenda personaliteteve të saj, duhet të fusë një frymë të re moderne. Unë ndjehem i gëzuar me një aspekt, thjesht kandidimi im.
Të gjithë kanë pritur këtë kohë, prononcimin e z. Berisha në lidhje me kandidimin tuaj dhe me garën. Por në fakt ai ose ka heshtur ose i është shmangur një përgjigjeje të prerë dhe të qartë. Si e vlerësoni qëndrimin e deritanishëm?
Unë nuk pres që z. Berisha të ketë një qëndrim as ndaj meje edhe as ndaj kandidatëve të tjerë, sepse ne do të kemi një garë brenda PD-së, pra ne nuk do të kemi një garë që do të ketë rival brenda zotin Berisha. Unë besoj se ai do të mbajë një distancë të barabartë nga të gjithë kandidatët. Por ajo që më shqetëson mua në këtë qëndrim të zotit Berisha, nuk ka të bëjë me mua, por ka të bëjë me PD-në. Çka do të thotë se unë shoh një indiferencë, një nënvlerësim nga zoti Berisha dhe nga kryesia e PD-së për zgjedhjet në parti. Zgjedhjet në parti janë një moment shumë delikat dhe shumë kulmor në jetën politike të një partie. Pse e them këtë? Zgjedhjet në parti janë një moment bilanci. Pra, çdolloj bilanci shoqërohet me konkurrencë, me reformë njerëzish. Që do të thotë se ata që nuk kanë përmbushur angazhimet në krye të strukturave të PD-së, do të zëvendësohen me të tjerë. Pra, dalje njerëzish të tjerë. Së dyti, është një moment reflektimi i thellë dhe po të kemi parasysh se këto zgjedhjet në parti janë në prag të fushatës së përgjithshme, atëherë ky reflektim brenda partisë bëhet akoma më jetik për fatin e zgjedhjeve të ardhshme, sepse duke qenë një moment reflektimi do të analizohen gabimet, do të pozitivohen vlerat, do të shtohen vlera të tjera dhe është një moment programor, sepse do të shqyrtohet programi me të cilin erdhi deri këtu partia, do të pasurohet ky program për të përgatitur programin me të cilin PD-ja do të shkojë në zgjedhjet e ardhshme, jo qeveria. Partia është në demokraci, mekanizmi politik me të cilin shkohet në zgjedhjet. Pra, duke pasur parasysh të gjitha këto aspekte që kanë të bëjnë me fatin e zgjedhjeve të ardhshme, por me fatin e vetë të PD-së, mua më duket e pajustifikuar indiferenca që tregon, shpërfillja që tregon z. Berisha ndaj zgjedhjeve.
Jo, nuk janë treguar aq indiferentë po të kemi parasysh se pak ditë më parë u mblodh kryesia e PD-së. Ndoshta ajo që ka ndodhur është që mund të jetë shtyrë në kohë për shkak të kandidimit tuaj...
Me statutin e partisë ne kemi njëherë në dy vjet, të detyrueshme, mbledhjen e një Kuvendi, i cili nuk është kuvend zgjedhor, është kuvend bilancor, një herë në katër vjet janë mandatet. Pra, për të shkuar në një Kuvend do të thotë që do të bëhen të gjitha hallkat, si të thuash piramida hierarkike e partisë do të lëvizë. Së dyti, zgjedhjet u shpallën vjet, u lanë në harresë. U shpallën në pranverë dhe u lanë në harresë. U shpallën në gusht dhe vetëm në tetor u mblodh kryesia. U mblodh një kryesi e cila nuk bëri as detyrimin minimal që ka për ta bërë, nuk doli me një dokument të shkruar në formë konkluzionesh, të cilat pastaj do t’iu kalojnë strukturave të tjera të partisë siç e kërkon statuti. U fol për ndryshime statuti dhe vetëm dëgjuam sekretarin e Përgjithshëm për herë të parë pas tre vitesh, zotin Bode, të flasë në emër të partisë, e palejueshme, një dembel i paparë në raport me partinë, i cili nuk mori as mundimin që të sistemonte debatet që janë bërë. Unë nuk kam qenë i thirrur në atë mbledhje, por nuk mori mundimin as t’i sistemonte në një faqe letër që t’i dinim ne të tjerët, anëtarët e PD-së, figurat drejtuese të strukturave të PD-së.
Ju u shprehet ndaj z. Bode se është një dembel i paparë me partinë, ju e keni ngritur këtë shqetësim brenda strukturave?
Nuk janë mbledhur strukturat njëherë, pika e parë. Ne kemi statut detyrim të mblidhemi dy herë në vit si këshill kombëtar dhe deri tani është mbledhur 1 herë apo 2 herë këshilli kombëtar. Mbledhur njëherë formalisht që zgjodhëm zotin Patozi, por nuk jam në këtë moment shumë i predispozuar të bëj një bilanc të gjithë aktiviteteve të partisë, unë dhashë thjesht një shqetësim timin.
Ajo që më vjen nëpër mendje është që sa dembele të tillë ka PD-ja pasi kanë hyrë në pushtet?
Ka shumë, ka jashtëzakonisht shumë. Kur them shumë, domethënë shkon shumë e gjatë lista.
Janë më shumë brenda në qeveri apo jashtë saj?
Po shumica e njerëzve drejtues të partisë janë në qeveri.
Mesazhi besoj se është i qartë. Ju sapo përmendët pak më sipër se z. Berisha do të bënte mirë të ishte i paanshëm në garën për kreun e PD-së. Por nëse z. Berisha do të nxirrte një kandidat të vetin apo do të mbështeste publikisht njërin nga kandidatët, ju si do të veproni dhe si do të silleshit politikisht në këtë rast?
Unë do të vazhdoja fushatën. Por unë nuk besoj që z. Berisha do ta bëjë këtë gabim. Do të ishte një gabim në radhë të parë për fushatën, sepse do ta deformonte dhe zoti Berisha si kryetar i PD-së, me mandat të pavënë në diskutim nga askush, nuk ka asnjë interes ta dëmtojë fushatën, ta deformojë fushatën, ta deformojë garën brenda partisë. Së dyti, nëse rrimë gjakftohtë, pra nëse abstragojmë për një moment, unë po flas për momentin si njëri nga kandidatët, nëse zoti Berisha do të merrte anë në mënyrë të pashmangshme me ndonjë nga rivalët e mi, në mënyrë të pashmangshme dua s’dua unë, në perceptimin e përgjithshëm të opinionit publik do të ishte si një rivalitet midis meje dhe zotit Berisha. Çka nuk është as realiste, sepse nuk ka asnjë rivalitet midis meje dhe zotit Berisha dhe shtyrja e perceptimit të kësaj fushate si një rivalitet midis meje dhe z. Berisha do të ishte e gabuar, nuk do të ishte realiste. Së dyti, nuk do të ishte as në interes të zotit Berisha, po të marrim shkurt kryetarin e partisë që të perceptohet në opinionin publik, pra edhe tek demokratët e bazës, se ka një rivalitet brenda strukturave të PD-së, përderisa nuk ekziston ky rivalitet.
Një nga mënyrat apo truket, apo le të themi format politike demokratike dhe legjitime sigurisht, që ndoqi PD-ja në 2005 për të fituar ishte afrimi i të rinjve dhe krijimi i KOP-it. Pas tre vitesh, si ju duken politikat?
Në thelbin e tij ajo ishte një lëvizje shumë pozitive, unë në një farë mënyrë jam në origjinë të kësaj. Pasi kjo është një formulë e gatshme e marrë nga partia e Sarkozis. Pra, partia e qendrës së djathtë franceze, e ka pasur këtë strukturë, e ka pasur si një strukturë mendimi për të ushqyer me ide programet, edhe politike. Si një strukturë që prodhonte ide, korrigjonte programe, përmirësonte programe dhe ndihmonte që partia të rrinte në aksin që i takon, si një parti e qendrës së djathtë në Francë. Unë këtë koncept të gatshëm, e importova, e suportova në PD dhe gjeti mirëkuptimin e lidershipit dhe pati efekte shumë pozitive në zgjedhjet e vitit 2005. Unë për vete kam qenë dhe jam partizan i mbajtjes hapur të dyerve të partisë për të thithur vazhdimisht figura të reja. Akti i parë i rëndësishëm për hapjen e dyerve të partisë për figura të reja ka qenë fushata ime në 2000 për Bashkinë e Tiranës. Domethënë, në atë moment unë krijova një staf i cili nuk ishte as rivalitet dhe as mënjanim me stafin e PD-së së Tiranës, por që ishte një staf që kishte në thelbin e tij sjelljen e disa fytyrave të reja, të zgjuara dhe të kulturuara dhe të gatshëm të bashkohen me programin politik. Ndërkaq idetë kanë qenë të Partisë Demokratike. Kryetar i stafit tim ka qenë Kreshnik Spahiu. Anëtari i stafit tim ka qenë Ilir Rusmali, i cili për herë të parë pas ikjes nga Presidenca rikthehej në dyert e partisë, anëtar i stafit tim ka qenë Fatbardh Kadiu, Sokol Olldashi dhe ndonjë tjetër. Por dua të përmend emra që tani janë konfirmuar tashmë në karrierën politike ose juridike, por që janë bërë figura politike. Po të marrësh vetëm rastin e Sokol Olldashit. Ai në atë kohë punonte tek gazeta “Albania” dhe ishte koha e acarimit maksimal mes Berishës dhe Ylli Rakipit me gazetën “Albania”. Ishte koha kur Berisha edhe lexues të “Albania”-s nuk i lejonte në oborrin e PD-së dhe jo më të merrej një gazetar nga “Albania” dhe ta fuste në stafin më të rëndësishëm që kishte ajo fushatë, që ishte stafi për Tiranën, nuk ishte njëlloj si stafi i zgjedhjeve për një bashki tjetër. Ky lloj stafi që solla unë pati një qëndrim refraktar në atë fillim, por që më vonë, pastaj, shumë shpejt, u kapërcye edhe në sajë të metodës që kam unë përgjithësisht, për të mbështetur dhe për të ndërtuar dialogun dhe komunikimin me njerëzit me të cilët punoj, dhe unë jam i kënaqur të shoh se ajo tentativë e parë embrionale e 2000-shit, filloi pak nga pak të bëhet një lloj fryme e rëndësishme në PD dhe të bëhet produktive në të gjithë Shqipërinë.
Ka edhe një përqasje me PD-në, përveç KOP-it, përqasja e të rikthyerve, që kanë qenë njëherë në PD, që u larguan në rrethana të ndryshme gjatë këtyre 18 viteve dhe janë rikthyer sërish. Madje, ka vazhduar ky fenomen jo vetëm në 2005-n, por edhe tani vonë z. Ceka me votat e mazhorancës dhe votat e PD-së u zgjodh nënkryetar i Parlamentit. Z. Brokaj ka shprehur dëshirën për t’u kthyer. A duhet të vazhdojnë kjo gjë për zgjedhjet e 2009-s?
Këto i sjellin histori PD-së, por nuk është pak historia, por nuk është e mjaftueshme për të bërë të sotmen, historia prapë është histori. Historia e PD-së është pak komplekse, historia me të ikurit, sidomos të ikurit me PD-në. Ata që ikën, një pjesë e madhe, për të mos e përgjithësuar komplet, ikën për disa arsye. E para, ata besonin se pa ata PD-ja do të dobësohej, çka ikën me idenë se do t’i bënin dëm PD-së, që u provua se ishte një ide e gabuar. PD është një organizëm shumë vital dhe shumë i madh. Ata ikën me një besim të tepruar tek vetja se do të mund të ndërtonin binarë të mëdha, dështuan në këtë pikë. Tani në disa raste, ardhjet e tyre, me Preçin, pak nga pak, me Arben Imamin, me Genc Rulin, kanë qenë më të natyrshme, sepse ishin tashmë deputet, ishin deputet me background. Mua më duket se më dinjitozi ndër gjithë këto, valën e dytë nëse mund ta quajmë, është treguar Albert Brojkja, i cili tha se unë vij të shkoj direkt në seksionin e lagjes sime që të rifilloj në seksionin e PD-së, aty ku është shpirti i vërtetë i saj. Pra të gjithë të tjerët që vijnë për të marrë poste, që vijnë për të ruajtur poste, mua më duket se janë të pandershëm me PD-në. Duhet filluar me seksionet, asnjë prej tyre nuk ka filluar me seksionet, nuk ka filluar me seksionet e lagjes, përveç Brojkës që e deklaroi të paktën dhe që pati një filozofi të qartë rikthimi në PD. Nuk bëhet po nuk u rikthye në seksion.
Z. Berisha ka deklaruar se z. Topi në pozicionin e kryetarit të shtetit, është munduar që të krijojë një minorancë bllokuese brenda mazhorancës. Ju e ndjeni këtë?
Unë e dëgjova këtë, e ndoqa zoti Berisha kur e bëri një deklarim të tillë. U them me sinqeritet, juve dhe nëpërmjet jush dhe komplet teleshikuesve të televizionit “Ora”, në asnjë moment që kam pasur me zotin Topi nuk më ka sugjeruar ose nuk më ka kërkuar qëndrime që duhet të mbaja unë si deputet në Parlament. Unë nuk njoh asnjë nga njerëzit me të cilët rri, po flas intimët e mi brenda grupit apo brenda Grupeve Parlamentare të mazhorancës, nuk di asnjë që të ketë marrë një mesazh të tillë nga zoti Topi dhe nuk më duket në natyrën e zotit Topi, por unë nuk e di se çfarë informacionesh ka zoti Berisha.
Pra, ju nuk keni qenë pjesë e kësaj minorance...?
Unë e përsëris edhe njëherë, nuk kam marrë asnjë mesazh nga zoti Topi, as tani, as më parë, as nuk e di cilit rast i referohet zoti Berisha. Unë s’kam marrë asnjë mesazh në asnjë rast nga zoti Topi se duhej të votoja pro apo kundër një gjëje, që në ditën që ai është bërë President, marrëdhëniet e tij me mua dhe me ndonjë nga miqtë e mi që e kanë takuar, por me asnjë nga ata miqtë e mi që kanë pasur rastin ta takojnë apo të komunikojnë me të nuk kanë marrë ndonjëherë ndonjë mesazh. Në analizë të përgjithshme mua zoti Topi nuk më duket që është nga ata që mund të ndërmarrë veprime të tilla.