PD dhe PS bashkohen kundër imunitetit
Debati për imunitetin ka marrë një rrjedhë krejt tjetër, ku kësaj here nuk është ndonjë deklaratë bombastike, por një nismë konkrete. Heqja e imunitetit të deputetëve apo zyrtarëve të tjerë ka për të qenë një realitet për shkak se forcat e mëdha, PD-ja dhe PS-ja, kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Dje është mbledhur Këshilli për Legjislacionin në Kuvend, i cili ka marrë vendimin që Ilir Rusmali nga PD-ja dhe Ylli Bufi nga PS-ja, të hartojnë amendamentet ligjore për çështjen e imunitetit. Kjo do të thotë që partitë e mëdha do të ndërhyjnë edhe një herë në Kushtetutë, krahas ndërhyrjes së parë që iu bë në prill të këtij viti për sistemin zgjedhor dhe zgjedhjen e Presidentit. Nga takimi me dyer të mbyllura të 10 deputetëve u vendos që ndërhyrja në Kushtetutë do të jetë më e gjerë se ç’pritej. Krahas deputetëve, në listë për heqje imunitetesh janë edhe shumë zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit që mbrohen ligjërisht. Mes tyre janë të zgjedhurit e Kuvendit në institucionet kushtetuese si dhe në sistemin e drejtësisë. Ajo që bëhet e ditur, është se heqja e imunitetit nuk do të “zhveshë” tërësisht zyrtarët apo deputetët nga mbrojtja ligjore. Thelbi i ndryshimit do të jetë që “sa herë që organet e drejtësisë vërejnë se zyrtarët me imunitet dyshohen në çështje penale, organi, pra prokuroria, nuk do të kërkojë më të drejtë për ndjekjen penale, por thjesht do të njoftojë institucionin përkatës për ndjekjen penale”. Kjo do të thotë që përsëri zyrtarët janë të mbrojtur nga ligji. Policia apo prokuroria nuk mund të ndalojnë ndonjë deputetët pa lajmëruar Kuvendin apo institucionin përkatës. Një ndërhyrje e ngjashme do të bëhet edhe me imunitetin e zyrtarëve në sistemin e drejtësisë. Aktualisht, Kushtetuta sanksionon se asnjë gjykatës nuk mund të ndalohet apo të ndiqet penalisht pa marrë dakordësinë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në vendet e Bashkimit Evropian ndiqet një praktikë ndërkombëtare standarde për këtë çështje, ku nuk është e domosdoshme që të merret leje për ndjekjen penale të gjykatësve. Pavarësisht kësaj, mbrojtja ligjore dhe fizike e gjykatësve, për shkak të detyrës, është e garantuar. Në mbledhjen e djeshme është konstatuar se Kuvendi i Shqipërisë, në mënyrë të qartë ka shprehur vullnetin për kufizimin e imunitetit. Këshilli për Legjislacionin mendon se ky vullnet duhet të konkretizohet në miratimin e amendamenteve kushtetuese, të cilat t’u përgjigjen standardeve evropiane në trajtimin e çështjes së imuniteteve. Këshilli për Legjislacionin do t’ua përcjellë qëndrimin e tij të gjitha grupeve parlamentare në Konferencën e Kryetarëve, me qëllim që amendamentet kushtetuese të mbështeten nga të gjitha grupet parlamentare. Të gjitha amendamentet ligjore që do të hartohen nga Rusmali dhe Bufi, më pas do t’u jepen grupeve parlamentare për nënshkrim, për të vazhduar më tej me procedurat e Rregullores së Kuvendit për rishikimin e Kushtetutës.
Këshilli i Legjislacionit
Astrit Patozi
Ilir Rusmali
Astrit Bushati
Arian Starova
ArencaTrashani
Ylli Bufi
Gramoz Ruçi
Elmaz Sherifi
Qemal Minxhozi
Neritan Ceka
Imuniteti i Deputetëve në Kushtetutë
Neni 73
1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe për votat e dhëna prej tij. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.
2. Deputeti nuk mund të ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit. Autorizimi kërkohet edhe në rastin kur ai do të arrestohet.
3. Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Në këto raste, prokurori i përgjithshëm njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës.
4. Për rastet e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, Kuvendi vendos me votim të fshehtë.
Polonia, vendi i pestë që ratifikon Protokollin e NATO-s
Parlamenti polak ratifikoi dje Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ratifikimi i Protokollit nga Parlamenti polak u realizua sipas premtimit që kryetari i parlamentit polak, Bronislav Komorovski, i kishte bërë kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topallit. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, menjëherë pas këtij lajmi, i ka dërguar kryetarit të Parlamentit polak, Komorovski, një letër falënderimi, ku ndër të tjera shpreh mirënjohjen në emër të Kuvendit të Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme që Polonia i jep Shqipërisë gjatë rrugës së integrimit euro-atlantik. Në letër gjithashtu kryetarja e Kuvendit vlerëson impenjimin personal të zotit Komorovski në përshpejtimin e procesit të ratifikimit. Polonia bëhet kështu vendi i pestë që ratifikon Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hungarisë, Letonisë dhe Lituanisë.