Mustafaj: Do të kërkoj sqarime nga Topalli dhe Berisha
25/01/2009 Grupi i PD-së pritet të debatojë në lidhje me kërkesën për shkarkimin e Biberajt
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike pritet të debatojë nesër në lidhje me kërkesën që Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka drejtuar Këshillit të Europës për shkarkimin e kreut të delegacionit shqiptar, deputetit Aleksandër Biberaj. Pritet që deputetët të kërkojnë sqarime nga Topalli në lidhje me këtë kërkesë, e cila nuk është konsultuar me drejtues të grupit parlamentar apo gjatë ndonjë mbledhjeje të këtij forumi. Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së do të zhvillohet në të njëjtën ditë me diskutimin që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës dhe komisionet përkatëse në këtë institucion do t’i bëjnë kërkesës së hartuar nga Topalli për ndryshim në kreun e delegacionit.
Deklarata
Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj në një prononcim për mediet akuzoi Kryetaren e Kuvendit për dhunim të dinjitetit të deputetit dhe shkelje të Rregullores së Kuvendit. Mustafaj u shpreh se këtë çështje do ta ngrejë për diskutim në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së në prani të Kryeministrit Berisha dhe Kryetares së Kuvendit Topalli. Sipas ish-ministrit të Jashtëm, Topalli ka dhunuar dinjitetin e deputetit, pasi në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit ka dërguar në Strasburg letrën për zëvendësimin e kryetarit të delegacionit shqiptar duke shmangur grupet parlamentare dhe autoritetin e seancës plenare.
Debati
Kryetarja e Kuvendit rreth një javë më parë ka dërguar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës një kërkesë për zëvendësimin e Aleksandër Biberajt me Ilir Rusmalin. Kërkesa nuk ka pasur asnjë arsye pse bëhej ky zëvendësim, ndërsa pas botimit të medie Zyra e Shtypit e Kuvendit ka dhënë si arsye “abuzimet financiare që ka bërë Biberaj me dietat gjatë udhëtimeve të ndryshme”. Por deputeti Biberaj në një deklaratë për mediet i ka cilësuar pretendimet e Topallit si të turpshme, duke deklaruar se kryeparlamentarja gjatë tre vjetve është munduar të pengojë veprimtarinë normale të delegacionit shqiptar. Biberaj ka propozuar edhe ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar shpenzimet e bëra prej tij, por edhe shpenzimet e bëra nga Kryetarja e Kuvendit, kërkesë e cila ka kaluar në heshtje nga Topalli.