"Topalli gaboi, vendimi i papranueshëm"
25/01/2009 Intervistë ekskluzive me kryetarin e Komitetit Politik pranë Këshillit të Europës, deputetin suedez Goran Lindblad
“Shkelja e rregullave jo në përputhje me standardet. Dëmtohet imazhi i Shqipërisë”
Kryetari i Komitetit Politik në Këshillin e Europës, Goran Lindblad, në një intervistë ekskluzive për “Metropol” shprehet se ngjarje të tilla si ajo me deputetin Aleksandër Biberaj dëmtojnë imazhin e Shqipërisë. Duke komentuar vendimin e kryeparlamentares shqiptare Jozefina Topalli për të ndryshuar kreun e delegacionit shqiptar në Këshillin e Europës, Lindblad thekson se “në qoftë se veprimi është në kundërshtim me rregullat parlamentare, atëherë Kryetarja e Kuvendit ka bërë një gabim, i cili vërtet nuk është i pranueshëm”. "Kam informacione nga zoti Biberaj, të cilin e besoj dhe e njoh prej shumë vjetësh. Ai më tha se gjithçka nuk është në përputhje me rregullat parlamentare dhe legjislacionin, se Kryetarja e Kuvendit vendos vetë, pa pasur një vendim të marrë nga Parlamenti. Në qoftë se kjo është e saktë, gjë për të cilën nuk kam arsye të dyshoj, atëherë Parlamenti i Shqipërisë ose Kryetarja e Kuvendit ka bërë një gabim, i cili vërtet nuk është i pranueshëm dhe nuk është në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës”, - thekson Lindblad. Ai shprehet se Biberaj është gjithashtu raporteri për krimet në Ukrainë dhe është një raporter shumë i rëndësishëm. “Ka në Këshillin e Evropës që nuk e duan raportin. Nuk mendoj se është kështu, por kjo është një mundësi teorike, që dikush apo forca nga Rusia mund të jenë përpjekur të bëjnë presion ndaj Kryetares së Kuvendit për një kërkesë të tillë”, - tha Lindbland.
- Si e vlerësoni vendimin për shkarkimin e Biberajt nga delegacioni i Parlamentit shqiptar në KE?
- Kam informacione nga zoti Biberaj, të cilin e besoj dhe e njoh prej shume vjetësh. Ai më tha se gjithçka nuk është në përputhje me rregullat parlamentare dhe legjislacionin, se Kryetarja e Kuvendit vendos vetë, pa pasur një vendim të marrë nga Parlamenti. Në qoftë se kjo është e saktë, gjë për të cilën nuk kam arsye të dyshoj, atëherë Parlamenti i Shqipërisë ose Kryetarja e Kuvendit ka bërë një gabim, i cili vërtet nuk është i pranueshëm dhe nuk është në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës. Kur Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Evropës, ka nënshkruar që të plotësojë standardet e Këshillit. Nuk është e pranueshme kur bëhet fjalë për moszbatimin e ligjit dhe kur Shqipëria nuk respekton Kushtetutën e saj. Në qoftë se gjithçka është e saktë, gjë të cilën mendoj se është, atëherë nuk është një vendim i vlefshëm.
- Si e parashikoni votën ndaj kërkesës për zëvendësimin e Biberajt?
- Nuk e di se ç’do të ndodhë, sepse kjo është diçka tërësisht e re. Mora informacionin nga zoti Biberaj disa orë më parë dhe për këtë situatë do të flas me kolegët e mi kur të zhvillohet takimi. Sot do të shkoj në Strasburg, ku në mbrëmje do të takoj disa nga kolegët dhe do të flasim.
- Është hera e parë, me sa mbani mend, që ndodh një gjë e tillë në Asamblenë Parlamentare?
- Nuk e di nëse ka ndodhur më parë, por gjatë kohës sime – dhe unë jam anëtar prej 5 vjetësh – nuk ka pasur raste të tilla. Mund të ketë vende që mund të kenë dhunuar rregullat e tyre pa i ditur ne. Tani kemi informacion nga zoti Biberaj se ka ndodhur një gjë e tillë dhe për mua kjo është e papranueshme. Zoti Biberaj është gjithashtu raporteri për krimet në Ukrainë. Është një raporter shumë i rëndësishëm dhe ka në Këshillin e Evropës që nuk e duan raportin. Nuk mendoj se është kështu, por kjo është një mundësi teorike, që dikush apo forca nga Rusia mund të jenë përpjekur të bëjnë presion ndaj Kryetares së Kuvendit për një kërkesë të tillë.
- A e dëmton imazhin e Shqipërisë gjithë kjo histori?
- Sigurisht. Gjithçka që dhunon rregullat, dëmton imazhin, sidomos në stadin aktual të Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.