Mustafaj: Kjo reformë nuk përfaqëson PD-në
I pari që reagoi dje kundër në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, ishte pikërisht ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj.
Duke folur në një prononcim për mediat pas dy orë e gjysmë debat me kryeministrin Berisha, Mustafaj tha se reforma që do të miratohet sot në kuvend nuk përfaqëson interesat e elektoratit që ka votuar Partinë Demokratike. Ai ka përsëritur qëndrimin e tij se, kjo reformë është bërë pa transparencë dhe nuk i është nënshtruar paraprakisht debatit politik dhe juridik. “Unë jam në minorancë, por jam i palëkundur në bindjet e mia se reforma që po kryhet nuk përfaqëson interesat elektorale të PD-së. Është një reformë që nuk është bërë me transparencën e nevojshme, është një reformë që nuk i është nënshtruar një debati politik, nuk ka marrë konsulencën e juristëve më të mirë të vendit dhe po ashtu nuk ka marrë as opinionin e komisionit të Venecias”, u shpreh dje Mustafaj. Ish-ministri i Jashtëm dhe deputet i kryeqytetit, Besnik Mustafaj ka dalë kundër qëndrimit politik të PD-së, lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit. Mustafaj i ka bërë thirrje kryetarit të Partisë Demokratike dhe kryeministrit Berisha, që të mbajë premtimin e bërë një vit më parë, kur ka deklaruar se presidenti duhet të zgjidhet në popull. Duke folur lidhur me këtë çështje gjatë një interviste, Mustafaj është shprehur se: “Përvoja ka dëshmuar se ne na nevojitet një kryetar shteti me kompetenca më të ekuilibruara, pra, pak më të gjera, në mënyrë që ta luajë më lehtësisht rolin e tij si garant i Kushtetutës. Dhe jo e kundërta, siç u propozua. Po ashtu, PD ka premtuar më 3 korrik të kryejë ndryshimet e nevojshme kushtetuese, që do të mundësojnë zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli. Ne kësaj duhet t’i përmbahemi”.