Debatet në grupin e PD për zgjedhjen e Presidentit
Me gjithë insistimin e kryeministrit Berisha, për të votuar në bllok reformën kushtetuese, që do të paraqitet sot në parlament, maxhoranca duket se do të ketë rrjedhje votash.
Të paktën një gjë të tillë e kanë paralajmëruar mbrëmë në mbledhjen e grupit parlamentar, disa prej deputetëve demokratë, të cilët kanë qenë edhe iniciatorë të nismës së dytë për të zgjedhur presidentin nga populli.
Debati
Për më shumë se dy orë e gjysmë, kryeministri Berisha ka debatuar me disa prej deputetëve demokratë, lidhur me nenin 87 për zgjedhjen e presidentit. Kreu i qeverisë i ka kërkuar deputetëve demokratë të votojnë reformën kushtetuese, ku përfshihet edhe zgjedhja e presidentit nga parlamenti në raundin e pestë me 71 vota. Sipas Berishës, ky është një vendim i kryesisë së PD-së dhe qëndrim politik për seancën e sotme, teksa ka folur hapur lidhur me kushtëzimin që ka nga Partia Socialiste për të shkuar në parlament vetëm me një variant. “Unë ju kërkoj që të zbatojmë vendimin e kryesisë së PD-së për të miratuar këtë reformë të ndryshimeve kushtetuese. Ne nuk mund të bëjmë 95% të reformës me Partinë Socialiste dhe 5% me pjesën tjetër të opozitës”, mësohet të ketë thënë kryeministri Berisha, në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i disa prej deputetëve demokratë, të cilët janë edhe iniciatorë të propozimit të variantit të dytë, atë të zgjedhjes së presidentit nga populli. Burime pranë grupit të PD-së bëjnë të ditur për gazetën se ish-ministri Besnik Mustafaj, dhe deputetët Dashnor Sula e Sami Gjergji janë shprehur hapur kundër propozimit të PD-së për të zgjedhur presidentin në Kuvend. Sipas Mustafaj, ky variant nuk mbështetet prej tij. “Nuk jam dakord me zgjedhjen e presidentit nga parlamenti. Ne jemi shprehur për zgjedhjen e presidentit nga populli. Ky proces nuk është bërë me transparencë”, është shprehur Mustafaj. Ndërsa deputeti i Durrësit, Sami Gjergji, është shprehur se edhe populli ka kërkuar që ta zgjedhë pikërisht ai presidentin. Më i moderuar në qëndrimin e tij ka qenë deputeti Preç Zogaj. Burime pranë grupit të PD-së bëjnë të ditur se Zogaj ka theksuar se: “Ne i themi mendimet tona që t’i marrë parasysh lidershipi i Partisë Demokratike. Unë e kam argumentuar edhe përse presidentin do ta votojë populli, pasi të miratojmë në Kuvend proporcionalin rajonal. Por, ne nuk i bëjmë shantazh liderit të partisë sonë, para kundërshtarit tonë politik”. Me gjithë debatet e shumta dhe deklarimet e disa prej deputetëve se, do të votojnë kundër nismës së PD-së, qëndrimi i kryeministrit Berisha ka qenë i prerë në këtë rast. “Mos sakrifikoni kontributet tuaja në Partinë Demokratike”, mësohet t’u jetë drejtuar kryeministri deputetëve, që pritet të votojnë sot kundër zgjedhjes së presidentit nga populli. Grupi parlamentar i demokratëve është përfshirë prej një jave nga debatet lidhur me mënyrën e zgjedhjes së presidentit. Me gjithë deklaratat e kryeministrit Berisha rreth një vit më parë, për zgjedhjen e presidentit nga populli, ai është tërhequr teksa PD-ja ka propozuar zgjedhjen e tij në raundin e pestë në kuvend me 71 vota, ndërkohë që për katër votimet e para presidenti duhet të zgjidhet me 3/5. Pavarësisht se kryesia e PD-së u shpreh lidhur me mbështetjen e këtij varianti, deputetëve demokratë iu la hapësira për të mbledhur firmat për variantin e zgjedhjes së tij nga populli.
pjese nga debati ne grupin e pd
sali Berisha: Unë ju kërkoj që, të zbatojmë vendimin e kryesisë së PD-së për të miratuar këtë reformë të ndryshimeve kushtetuese. Ne nuk mund të bëjmë 95% të reformës me Partinë Socialiste dhe 5% me pjesën tjetër të opozitës.
besnik Mustafaj: Nuk jam dakord me zgjedhjen e presidentit nga Parlamenti. Ne jemi shprehur për zgjedhjen e presidentit nga populli. Ky proces nuk është bërë me transparencë.
Dashnor Sula: Nuk e votoj variantin e zgjedhjes nga parlamenti, kjo është bindja ime.
Pal Dajçi: Nuk e kam kuptuar mirë debatin lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Sami Gjergji: Unë përfaqësoj popullin dhe populli është shprehur se ai do ta zgjedhë vetë presidentin.
preç Zogaj: Ne i themi mendimet tona që t’i marrë parasysh lidershipi i Partisë Demokratike. Unë e kam argumentuar edhe përse presidentin do ta votojë populli, pasi të miratojmë në Kuvend proporcionalin rajonal. Por ne nuk i bëjmë shantazh liderit të partisë sonë, para kundërshtarit tonë politik.
sali Berisha: Mos sakrifikoni kontributet tuaja në Partinë Demokratike.
propozimi per nenin 87
1. Kandidati për president i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh.
2. Presidenti zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat. Për zgjedhjen e presidentit, Kuvendi zhvillon pesë votime. Votimi i parë zhvillohet, jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet, jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës. Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat. Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt, mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni.
3. Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur kandidati merr jo më pak se tre të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin e katërt dhe të pestë, zgjidhet president kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
4. Votimi i pestë zhvillohet kur në votimin e katërt asnjë kandidat shumicën e kërkuar të votave. Votimi i pestë zhvillohet vetëm midis dy kandidatëve që kanë marrë shumë vota në votimin e katërt. Në rast se ka më shumë kandidatë me të njëjtin numër votash, kandidati që merr pjesë në votim caktohet me short.
Në rast se, pas se pas votimit të katërt nuk ka mbetur asnjë kandidat në konkurrim, për këtë votim mund të paraqiten kandidatë të rinj, votimi zhvillohet midis dy kandidatëve që kanë siguruar numrin më të lartë të deputetëve propozues.
5. Në rast se, edhe pas votimit të pestë asnjë kandidat nuk siguron shumicën e kërkuar, ose kur pas votimit të katërt pas sukses, nuk paraqitet asnjë kandidaturë e re, Kuvendi shpërndahet. Zgjedhjet e reja zhvillohet brenda 45 ditëve nga shpërndarja e tij.
Patozi: PS s’pranon dy variante
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, ka deklaruar dje, në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, se maxhoranca do të shkojë sot në Kuvend vetëm me një variant, atë të zgjedhjes së presidentit nga Parlamenti. Sipas Patozit, maxhoranca është e kushtëzuar të shkojë me një variant për shkak se një gjë të tillë ia ka kërkuar opozita. “Ka vetëm një variant. Nuk mund të ketë dy variante. Përderisa partia kryesore e opozitës nuk pranon, që ne të shkojmë në seancë me dy variante, përderisa ne në këtë reformë jemi angazhuar për të shkuar me konsensus, do të shkojmë me vendimin e kryesisë së PD-së dhe vendimin e Komisionit të Ligjeve. Në kuvend janë më shumë se 94 vota që kërkojnë lamtumirën e Dushkut. Kjo është para së gjithash një reformë e madhe elektorale, që do të thotë ne po ndryshojmë sistemin. Debate ka gjithmonë në grupin e PD-së, edhe në të ardhmen. Unë besoj që vendimi do të jetë në unison” deklaroi Patozi në përfundim të mbledhjes së grupit.
Mustafaj: Kjo reformë nuk përfaqëson PD-në
I pari që reagoi dje kundër në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, ishte pikërisht ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj. Duke folur në një prononcim për mediat pas dy orë e gjysmë debat me kryeministrin Berisha, Mustafaj tha se reforma që do të miratohet sot në kuvend nuk përfaqëson interesat e elektoratit që ka votuar Partinë Demokratike. Ai ka përsëritur qëndrimin e tij se, kjo reformë është bërë pa transparencë dhe nuk i është nënshtruar paraprakisht debatit politik dhe juridik. “Unë jam në minorancë, por jam i palëkundur në bindjet e mia se reforma që po kryhet nuk përfaqëson interesat elektorale të PD-së. Është një reformë që nuk është bërë me transparencën e nevojshme, është një reformë që nuk i është nënshtruar një debati politik, nuk ka marrë konsulencën e juristëve më të mirë të vendit dhe po ashtu nuk ka marrë as opinionin e komisionit të Venecias”, u shpreh dje Mustafaj. Ish-ministri i Jashtëm dhe deputet i kryeqytetit, Besnik Mustafaj ka dalë kundër qëndrimit politik të PD-së, lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit. Mustafaj i ka bërë thirrje kryetarit të Partisë Demokratike dhe kryeministrit Berisha, që të mbajë premtimin e bërë një vit më parë, kur ka deklaruar se presidenti duhet të zgjidhet në popull. Duke folur lidhur me këtë çështje gjatë një interviste, Mustafaj është shprehur se: “Përvoja ka dëshmuar se ne na nevojitet një kryetar shteti me kompetenca më të ekuilibruara, pra, pak më të gjera, në mënyrë që ta luajë më lehtësisht rolin e tij si garant i Kushtetutës. Dhe jo e kundërta, siç u propozua. Po ashtu, PD ka premtuar më 3 korrik të kryejë ndryshimet e nevojshme kushtetuese, që do të mundësojnë zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli. Ne kësaj duhet t’i përmbahemi”.