E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafaj: Nuk tërhiqem nga gara e kreut të PD, Tiranë

Deputeti demokrat, Besnik Mustafaj deklaron se do të vazhdojë deri në fund garën për kandidaturën e tij për kreun e PD-së së Tiranës. Mustafaj sulmon kryeministrin Berisha se ka shkelur statutin, ka thyer rregullin e neutralitetit në PD, duke u pozicionuar përkrah Aldo Bumçit për kreun e degës më të madhe të partisë. Në asnjë moment nuk e kam vënë në dyshim të drejtën time parimore për të kandiduar. Unë jam në Partinë Demokratike qysh në sekondën e parë të ekzistencës së saj, njëherësh me Sali Berishën dhe nuk kam ardhur aty as në vitin 96 e as në vitin 2006. Pra, i njoh mirë të drejtat e mia dhe përpiqem të mos i tejkaloj ato. Do vazhdoj të jem pjesë e garës, deri në momentin kur të arrij në përfundimin se gara do të ketë minimumin e standardeve, që nevojiten. Unë i kam bërë thirrje disa herë gjatë kësaj periudhe, që të ruaj neutralitetin e tij ndaj kandidatëve, ka theksuar ai. Mustafaj ishte i pari anëtar PD-je që shpalli kandidaturën në PD dhe gjithashtu është i vetmi kandidat që ka deklaruar se nuk ka konsultuar Berishën për pjesëmarrjen në këtë garë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›