Shalsi: Çifti Berisha-Topalli, larg problemeve të njerëzve
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit Berisha sipas të cilit Bashkia nuk ka bërë asnjë investim për shkollat, duke deklaruar se nuk është Bashkia e Tiranës që ka penguar investimet në arsim, por qeveria aktuale. Çifti Berisha-Topalli nuk kanë asgjë të përbashkët me problemet e njerëzve ndaj hedhin akuza të pabaza.
Falë financimit të Këshillit të Bankës së Evropës është bërë e mundur ndërtimi i 7 shkollave dhe rikonstruksioni i 12 të tjerave. Kjo nismë do të vazhdonte, por është penguar nga qeveria, ka deklaruar nënkryetari i bashkisë. Ndër të tjera, ai theksoi se kryeministri Sali Berisha dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli po çalojnë çdo ditë e më keq. Ata shajnë për të mbuluar zullumet e tyre, nënvizoi ai, duke quajtur kryeparlamentaren një të papunë që endet nëpër Shqipëri dhe sipas tij pushteti për Topallin e Berishën është gjithçka.