Nishani, penalitete zyrtarëve që bllokojnë certifikatat

Ministri i Brendshëm: Zyrat e Gjendjes Civile nuk janë zyra taksash
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani ka urdhëruar vendorët, se nëse nuk japin certifikatë edhe pa paguar taksat, do të penalizohen. Qeveria shqiptare, për të sensibilizuar popullin për aplikimin e letërnjoftimeve elektronike ka krijuar për ta një tjetër lehtësirë. Duke filluar nga dita e sotme, të gjithë qytetarët do të mund të marrin certifikatën që u nevojitet për aplikimin për kartën, duke kaluar mbi murin pengesë, pagesës së taksave vjetore. Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani u bëri thirrje organeve të pushtetit vendor, të mos kushtëzojnë dhënien e kartave të identitetit me pagesën e taksave lokale. Në të kundërt ministri i Brendshëm paralajmëroi masa të forta deri largim nga puna për vendorët. Në të gjitha rastet që ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile do të konstatojë se lëshimi i certifikatave për ata shtetas që duan të aplikojnë për letërnjoftimin elektronik, do të kushtëzohet me pagimin e taksave lokale, do të merren masa deri në pezullimin e tyre nga puna, deklaroi ministri Nishani. Duke u bërë thirrje, të gjithë qytetarëve shqiptarë që nuk disponojnë pasaportë për jashtë shtetit, që të aplikojnë për kartat e identitetit, ndërkaq ministri Nishani u kujtoi qytetarëve përfitues, se deri në fund të muajit prill kanë të drejtë të përfitojnë karta identiteti falas. Ndërkohë që, për tu krijuar sa më shumë favore, shtetasve shqiptare për të aplikuar për kartat e identitetit, qendrat e aplikimit do të funksionojnë çdo ditë të javës. Ministri i Brendshëm, komunikoi vendimin e marrë në një konferencë shtypi. Duke nisur nga dita e sotme mund të aplikojnë pranë zyrave të aplikimit për letërnjoftime elektronike edhe ditën e shtunë dhe ditën e diel. Pra, konçesionari i është përgjigjur kërkesës së qeverisë shqiptare për ti mbajtur hapur zyrat e aplikimit edhe ditën e shtunë edhe ditën e diel dhe gjatë gjithë ditëve të punës këto zyra do të jenë të hapura deri në orën 18:00 të pasdites, ka theksuar Nishani, i cili ka bërë me dije se kjo iniciativë e ndërmarrë krijon disa kushte normale për ti ardhur në ndihmë të këtij procesi të rëndësishëm, për të cilin beson se qytetarët shqiptarë do ti përgjigjen po me atë interesim që kanë paraqitur deri më tani. Sipas Nishanit, qendrat e aplikimit dhe të prodhimit të kartave të identitetit për personat, që nuk janë të pajisur me pasaportë do të jenë të hapura në çdo qytet të vendit. Gjithashtu, sipas tij, të gjithë ata shtetas, që kanë aplikuar deri në datën 20 mars, mund të tërheqin dokumentin e tyre elektronik pranë zyrave ku ata kanë aplikuar deri në këtë datë.
Poni hedh poshtë dështimin e procesit të kartave
Maxhoranca ka hedhur poshtë në mënyrë absolute mundësinë e dështimit të procesit të pajisjes me dokumentin zgjedhor siç pretendon selia rozë. Po ashtu të djathtët refuzojnë mundësinë që vështirësitë me kartat të shtyjnë datën e zgjedhjeve. Një kapacitet minimal, për çdo stacion 50, tregon që ne kemi dukshëm kapacitete për të realizuar një shifër shumë më të lartë aplikimesh edhe se sa gjithë shifra totale e zgjedhësve të supozuar pa pasaportë që janë aktualisht në Shqipëri. Sistemi është në kapacitet të plotë, ka theksuar zv/ ministri i brendshëm, Poni. Duke ripërsëritur thirrjen që qytetarët të aplikojnë sa më shpejt për këto dokumente zv/ministri Poni, ka kërkuar nga deputetët që të ndikojnë në lidershipin përkatës politik për të mbështetur procesin. Lidershipi i partive politike, sidomos atyre opozitare, t'iu bëjnë thirrje simpatizantëve të tyre që të shkojnë e të aplikojnë për karta dhe më pas t'i tërheqin ato nga zyrat e shpërndarjes së njësive vendore. Ne kemi në zyrat tona të shpërndarjes gati 248 mijë letërnjoftime, nga të cilat janë tërhequr vetëm 110 mijë, theksoi zv/ministri Poni. Zyrtari i lartë i Ministrisë së Brendshme, bëri me dije se sistemi i kartave të identitetit është i shtrirë në të gjithë vendin dhe punon me kapacitet të plotë, ku janë në punë mbi 410 stacione aplikimi në të gjithë vendin, në gati 300 njësi vendore, që mundëson realizimin e një numri më të lartë aplikimesh. Në Tiranë, nga 80 mijë shtetas të evidentuar pa pasaportë, më shumë se 60 mijë prej tyre tashmë kanë aplikuar. Po ashtu, sistemi i shpërndarjes funksionon kënaqshëm. Afati mes momentit të aplikimit për kartë dhe shpërndarjes së saj llogaritet në rreth dhjetë ditë, u shpreh zv/ministri Poni.