Berisha akuzon Ramën se ka penguar investimet në arsim
Nga Korça, kryeministri Berisha ka akuzuar kreun e bashkisë së Tiranës si pengues të investimeve për arsimin në këtë qytet. Kjo sipas tij vjen sepse duhet të paguhet përqindje për truallin. Për Tiranën, kanë qenë në dispozicion 24 milion dollarë investime nga Këshilli i Europës, krahas granteve të tjera apo fondeve të buxhetit. Kudo po realizohet ndërtimi i shkollave, ndërkohë që kjo nuk po ndodh në Tiranë, sepse trojet e shkollave nuk kanë përqindje. Megjithatë, ne do të bëjmë përpjekje që edhe Tirana të gjejë mënyrat për ta realizuar këtë objektiv.
Tirana, si kryeqyteti i vendit, duhet të ishte në krye të përpjekjeve në këtë drejtim, ka vijuar kryeministri. Duke vazhduar kritikat e tij për arsimin, kreu i qeverisë Berisha është ndalur tek ulja e numrit të nxënësve në klasa, që sipas tij ka qenë objektivi kryesor i qeverisë, dhe ky objektiv po realizohet, kur sot numri i nxënësve në klasa është 25-35 nxënës. Ndërkohë, kryeministri shprehu keqardhjen që ky objektiv nuk po gjen realizim në Tiranë dhe ka shtuar se nuk do të pranohet nga qeveria që nxënësit e Tiranës të mësojnë në shkolla pa kushte, ku sipas tij mungon ngrohja në krahasim me rrethet e tjera. Numri një i qeverisë shqiptare ka përuruar shkollën e re në lagjen 10 të qytetit me një investim nga fondet e buxhetit të shtetit prej 1 milion dollarë. Kreu i qeverisë ka premtuar se jo vetëm shkollat e Tiranës shumë shpejt do të jenë model, por në katër vitet e ardhshme do të përfshihen nga rikonstruksioni të gjitha shkollat e vjetra, që fëmijët shqiptarë të mos mësojnë në kushte të këqija. Opozita më kërkon të mos rris pagat, opozita protestoi se pagat po rriten me taksat e qytetarëve. Kjo është e vërtetë. Qytetarët e këtij vendi nuk mund ti investojnë askund më mirë taksat e tyre, se për fëmijët dhe mësuesit e fëmijëve të tyre. Ndaj, ne do ti dyfishomë pagat në 1 maj dhe do të vazhdojmë rritjen e madhe gjatë 4 viteve që vijnë, ka theksuar Berisha. Gjatë bashkëbisedimit, që kryeministri ka zhvilluar me mësuesit e shkollës profesionale Demir Progri në Korçë, kryeministri bëri thirrje për rritjen e nivelit të arsimit profesional dhe orientimin e të rinjve drejt këtij arsimi, si një kusht i jashtëzakonshëm për tiu përgjigjur tregut të punës.