PD: Punësimi, objektiv madhor i programit të qeverisë
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli reagoi pas deklaratës së opozitës se PD e konsideron punësimin një çështje parësore dhe një nga objektivat më madhorë të programit të saj. Mëhilli ka hedhur poshtë akuzat e PS se qeveria nuk i ka mbajtur premtimet për hapjen e vendeve të reja të punës.
"Për një afat kohor 3 vjeçar, sipas dokumenteve zyrtarë, janë punësuar rreth 80 mijë punëtorë e punonjës. Punësimin e lufton Edi Rama, i cili ka rritur 4 herë taksën e gjelbërimit dhe taksën e pastrimit për biznesin e vogël, duke marrë përgjegjësinë e shkatërrimit të mijëra vendeve pune me taksat e tij", deklaroi Mëhilli.