Sejdini: “Përforcime? Në marrim lojtarët që nuk gjejnë vend në ekipet e tjera”

Albania-sport (AS) - Faruk Sejdini, trajneri i njohur shumë pankinave shqiptare, është ndoshta më realisti në ambientin e varfër të futbollit shqiptar. Tekniku i Shkumbinit, skuadrës që kryesoi kampionati në katër javët e para dhe sot, pas 17 javësh ndodhet në ekstremin tjetër të renditjes, potencialisht i rrezikuar për të rënë një kategori më poshtë. Albania-sport kontaktoi me, ish-trajnerin e Dinamos në lidhje me mundësitë teorike për mbijetësë të klubit peqinas. Sejdini, jeni trajneri që shpëtoi Shkubinin sezonin e kaluar, në një kampionat ku Peqini ishte konsideruar si skuadra numër "1" për të rënë në Kategorinë e Parë. "A do të mbijetojmë? Nuk di të ketë objektiv në klubin tonë. Por, si një trajner profesionist dua të shtoj se vetëm puna e fortë dhe rezultatet pozitive do të na krijonin këtë mundësi. Sigurisht, edhe ndonjë lëvizje apo përforcim lojtarësh", - u shpreh zëvendësuesi i Vasil Bicit. "Për momentin nuk kemi asnjë emër në listë. Zakonisht, ne marrim ata lojtarë që nuk gjejnë vend në ekipet e tjera". Shkumbini ndodhet në vendin e parafundit me 12 pikë, një më shumë se vendi i fundit që mbahet nga Apolonia (11) dhe 7 pikë me pak se Besa e vendit të dhjetë me 19 pikë. Shkumbini në 17 takime ka arritur 3 fitore, 3 barazime dhe 11 humbje. Fitorja më e bujshme sezonale e Shkumbinit është ajo kundër kampionit të vendit, Elbasani me rezultatin 3-0, ndërsa barazimi surprizë është ai me Tiranën në kryeqytet (2-2), që provokoi edhe shkarkimin e trajnerit Mirel Josa.