E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushqimet, stabilizohen çmimet pas festave

Në ditët e para të këtij viti të ri, çmimet e frutave dhe perimeve kanë pësuar një rënie në çmim thuajse të papërfillshme, duke u kthyer në vlerat që kishin para periudhës së festave. Krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë, çmimet e fruta perimeve ruajtën një stabilitet, kjo edhe për faktin e mos abuzimit nga ana e tregtarëve dhe të rënies së fuqisë blerëse të konsumatorëve. Tregtarët shprehen se shitjet vazhdojnë të jenë të ulta, edhe pse festat kanë mbaruar. Jo të gjithë tregtarët kishin dalë për të shitur artikujt e tyre. Duket se për një pjesë të mirë të tyre vazhdojnë akoma pushimet e vitit të ri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›