E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS 91, politika e përjashtimit sjell rrënimin e parametrave të demokracisë

>PS91ka reaguar dje kundër vendimit të  kreut të Parlamentit Topalli,  duke e konsideruar rastin Biberaj si një dëshmi të mbivendosjes dhe pakontrollueshmërisë së pushtetit personal mbi atë institucional parlamentar. Politika e përjashtimit, është  kthyer tashmë në sistem edhe në kartën themelore të shtetit apo në kodin politik sundues në vend po sjell rrënimin e parametrave të demokracisë dhe imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, thuhet në njoftimin për shtyp të PS 91. Sipas PS 91, modeli politik i përjashtimit sjell vetëm regres demokratik dhe konsolidim të autoritarizmit. Teknologjia Berisha e zbatuar në rastin Biberaj mbetet një teknologji e rrezikshme, pavarësisht autorit apo partisë ku kjo teknologji përdoret. Politika progresiste dhe qytetaret kane shansin te kuptojne se fryma e përjashtimit qe sa vjen e zgjerohet ne sistemin politik te vendit ,duhet nxjerre nga skena me kurajë dhe vendosmëri nëpërmjet votës në zgjedhjet e ardhshme mbyll deklaratën e saj PS 91.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›