Mustafaraj do ta mposhtë LSI-në në zgjedhjet e 2005
21/10/2004 BERAT - E sapozgjedhur dje në mesditë nga Këshilli i Kryesisë të Partisë Socialiste të Qarkut të Beratit, në postin e sekretares, Fatmira Mustafaraj, tha se "do ta mposhtë Ilir Metën dhe partinë e tij në zgjedhjet e vitit 2005, edhe në vendlindjen e tij, në Skrapar". Ajo shtoi se këtë besim e mbështet në dy faktorë, e para, në besimin dhe lidhjet e PS-së me popullin dhe te propaganda kundër programit të LSI-së. Sipas Mustafaraj, Lëvizja devijoi nga programi i së majtës në pushtet. Burimet zyrtare nga Kryesia e PS-së së Qarkut thanë se, Mustafaraj zgjidhet në këtë post politik për herë të katërt. Po i njëjti burim pohon se në zgjedhjen e këtij posti, Mustafaraj do të drejtojë propagandën në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005. Ajo zgjidhet në këtë post edhe si kandidatura më e besuar në prefekturën e Beratit pas shpalljes së LSI-së. Mustafaraj është anëtare e PS-së që nga viti 1991 dhe për 14 vjet ka qenë në disa poste politike e shtetërore si anëtare e KPD-së, sekretare e Këshillit të Qarkut, nënkryetare e Bashkisë dhe së fundi drejtore e Drejtorisë Arsimore, post që e mban që prej tre vjetësh. Mustafaraj ka premtuar para anëtarëve të kryesisë për një fitore të thellë të Partisë Socialiste në Qarkun e Beratit, duke mposhtur edhe partinë e Ilir Metës.
Meta në Bruksel takime me PS-në evropiane
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, është duke zhvilluar një vizitë pune në Bruksel. Axhenda e tij përmban takime me përfaqësuesit më të lartë të Partisë Socialiste Evropiane, të Parlamentit dhe Komisionit Evropian. Kjo është vizita e parë e Metës, me cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pritet që Meta të bisedojë me përfaqësuesit e lartë evropianë mbi situatën politike në Shqipëri, ecurinë e shtrirjes së LSI-së në të gjithë vendin, si dhe për prioritetet e programit të saj politik. Në këtë vizitë, Ilir Meta shoqërohet nga anëtari i Kryesisë dhe zëdhënësi politik i LSI-së, Sokol Dervishaj. Në këtë takim, Meta do të konfirmojë se në zgjedhjet e përgjithshme LSI-ja do të konkurrojë në të 100 zonat zgjedhore. Madje, si prioritet, Meta ka vënë daljen si forcë kryesore për votimeve në vitin 2005.