Mustafi, oferta nga Skandinavia

Pasi ka përfunduar aventurën te klubi nga liga e dytë suedeze Sundsvall, Nuri Mustafi është në kërkim të një klubi të ri. Mesfushori me prejardhje nga Tetova ka bërë të ditur se disa klube kanë shprehur interesim për të.
“Interesim për mua kanë shprehur klube nga Suedia, Danimarka, Norvegjia dhe Zvicra. Por, deri më tani nuk ka asgjë konkrete”, ka deklaruar 29 vjeçari për ueb faqen suedeze www.forzagif.se.
Ish anëtar i klubit tetovar Shkëndija tani po stërvitet në vendlindje, derisa ka paralajmëruar se para janarit nuk pritet të nënshkruajë kontratë me ndonjërën nga skuadrat që kanë shfaqur interesim.
Gjatë karrierës Mustafi, përveç Maqedonisë dhe Suedisë, një sezon kishte luajtur edhe në futbollin finlandez, respektivisht te skuadra FC PoPa (Porin Palloilijat).